Partizani dhe Vllaznia, nis ”eksodi”
Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora, i cili u afrua tek Partizani në fillim të korrikut, arriti sot marrëveshjen me skuadrën e Laçit, kampionen e Kategorisë së Parë, dhe që sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligë.
Sulmuesi 29-vjeçar gjirokastrit ka luajtur gjatë karrierës së tij me Luftëtarin, Lushnjën, Elbasanin, Vllazninë dhe Shkumbinin. Një tjetër lojtar i Partizanit, që ka firmosur me Laçin, është dhe portieri i njohur Ervin Llani.
Ndërkohë, largime të tjera priten dhe nga skuadra shkodrane e Vllaznisë. Pas Beqirit dhe Nallbanit, në listën e largimeve nga Vllaznia është dhe mesfushori i ri, 22-vjeçari Ndriçim Shtubina.
Një nga lojtarët që ka fituar zemrat e mjaft tifozëve shkodranë në pjesën e dytë të sezonit të shkuar, është një ndër prioritetet e drejtuesve të Vllaznisë për të bërë marketingun e duhur. Për Shtubinën ka interesim të madh nga drejtues të klubeve turke, por edhe nga shtete të tjera.
Megjithatë dëmtimi dhe qëndrimi për tri javë jashtë fushave të stërvitjes mund të ndikojë negativisht në transferimin e tij jashtë kampionatit shqiptar. Në turin e dytë të Ligës së Evropës, ku skuadra kuqeblu u eliminua nga Rapidi i Vjenës, mesfushori Shtubina ka qenë një nga mungesat kryesore të teknikut Hasan Lika.