E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtyn shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë

Këshilli i ministrave të Jashtëm evropiane i kërkoi Komisionit që të përgatisë opinionin mbi aplikimin e Islandës për statusin kandidat.“Unë shpresoj që të ecim përpara me të gjitha çshtjet për zgjerimin që kemi në tavolinë. Për Islandën nuk kemi të bëjmë me rrugë më të shpejtë, por me një rrugë më të shkurtër pasi ata janë tashmë pjesë e tregut unik dhe e zonës Schengen. Ne do t’i hedhim hapat një nga një. Siç e dini kemi dhe aplikimin e Shqipërisë, me të cilin nuk kemi mbërritur ende aty ku duhet”, tha ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt.

Ministrat e jashtëm të unionit kanë rënë dakord që shqyrtimi i kërkesës së aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, të bëhet pas mbylljes përfundimtare të procesit zgjedhor.

 “I nisëm gjithashtu mesazh të qartë Shqiperisë se aplikimi i saj do të shqyrtohet sapo të jetë kompletuar procesi zgjedhor në atë vend dhe ne sot mirëpritëm sërish perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor”, theksoi ministrja suedeze për Çështjet Evropiane, Cecilia Malmstrom.Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në prill të këtij viti, ndërsa Islanda pak ditë më parë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›