E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Qarkun e Lezhës, dy të lënduar

Shtetasi Ismail Haxhiu rret 50 vjeç banues në Vorë të Tiranës duke drejtuar autoveturen benz është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Fatjon Staga, rreth 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, të rrethit Kurbin i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Lezhës për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autoveturës benz, Ismail Haxhiu është shoqëruar në Komisariat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, po dje rreth orës 13:30 në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, ka mbetur i plagosur një 11-vjeçar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kroi i Shtogut” ku është aksidentuar shtetasi F. Ç, 11-vjeç lindur dhe banues ne Rahovec të Kosovës. I lënduari është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit dhe pas ndihmës së parë është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është arrestuar shtetasi Kadri Nerguti, 32-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjegjan të rrethit Kukës. U kryen te gjitha veprimet proceduriale si kqyrja e vendit të ngjarjes, u morën deklarime nga persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe janë dhënë vendimet për kryerjen e ekspertimeve auto-teknik dhe mjeko-ligjor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›