E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani e nis me fitore sezonin, mund 1-0 Bilisht Sportin

Partizani Bilisht Sport 1-0 Shënues: Miska 85 Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozha, Miska, Bërdaj, Alcani (Gega 80), Batha, Shkëmbi (Gjoka 65), Lleshi, Arifaj (Sokoli 46), Bleta. Trajner: N. Bajko Bilisht Sport: Xhelollari, Pere, Maneshi, Avxhia, Tirana, Pino, Pojani (Ruçi 56), Zylyftari, Xhoga (Marku 70), Ahmetlli. Trajner: T. Meraku Gjyqtarë: B. Kaimi, A. Nase, F. Maçi (Tiranë) Kartonë të verdhë: Miska, Xhelollari, Xhoga, Ahmetlli   Partizani e ka nisur me fitore pjesëmarrjen në kategorinë e dytë, ku në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë ka mposhtur 1-0 Bilisht Sportin. Ndeshja u zhvillua pothuajse me një portë me një Partizan që kërkonte golin, ndërsa miqtë më shumë menduan për fazën mbrojtëse.  Në minutën e 14-të lojtari më me shumë eksperiencë në fushë, madje edhe kapiten i Partizanit, Alert Alcani, pengohet  në zonën bilishtare dhe gjyqtari Kaimi akordon 11-metërsh. Topin nga pika e bardhë e merr përsipër që ta godasë Lleshi, i cili gjuan, por grushton shumë bukur portieri Xhelollari.Goli i fitores ka arritur vetëm në minutën e 85-të me Miskën.Ultrasit e kuq nuk kanë munguar, dhe për 90 minuta rreth 300-400 vetë e kanë mbështetur fushqishëm ekipin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›