E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca, bilanc te frikshem aksidentesh

Rrethi i Korces ka shenuar nje rritje te ndjeshme te shifrave te aksidenteve automobilistike. Sipas Drejtorise se Shendetit Publik,e cila ka bere te ditur shifrat e aksidenteve te ndodhura ne 8 muajt e fundit ne rrethin e Korces, mesohet se aksidentet jane rritur ne masen 14 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Shefi i higjienes se punes prane kesaj drejtorie Jani Bukuroshi tha per gazeten se per kete vit, aksidentet automobilistike ne rruget qe lidhin Korcen me qytetet e tjera te vendit, jane 14 per qind me te larta se vitin e kaluar. Numri i larte i aksidenteve, sipas Bukuroshit lidhet me papergjegjshmerine e drejtuesve te mjeteve, te cilet drejtojne mjetet ne gjendje te dehur dhe levizin me shpejtesi tej normave te lejuara, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Duke ju referuar shifrave, per 8 mujorin e ketij viti jane regjistruar 9 aksidente me pasoje vdekje, nga 7 te tilla, qe ishin vitin e kaluar. "Nga 35 te aksidentuar qe jane shenuar vitin e kaluar, per kete vit, shifra ka shkuar ne 50 persona, nga te cilet 9 persona kane humbur jeten dhe 21 te tjere kane marre plage te renda", - ka sqaruar shefi i Higjienes se Punes Bukuroshi. Aksidentet me te renda jane shenuar ne aksin e sapondertuar Korce-Pogradec dhe shkak per to ka qene shpejtesia tej normave te lejuara e drejtuesve te mjeteve. D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›