Biznesmeni shqiptar merret peng ne Itali
RAVENA - Nje biznesmen shqiptar i marre peng per rreth 24 ore eshte liruar dje nga nje operacion blic i policise italiane te Ravenas ne bashkepunim me Drejtorine e Antimafias se Bolonjas. Media italiane ka bere te ditur se shqiptari 47-vjecar ishte marre peng te enjten ne mbremje dhe ishte mbajtur i mbyllur ne nje kapanon te Porto Fuoris, ne hyrje te qytetit. Gjate operacionit te lirimit te pengut, mbremjen e se premtes jane arrestuar dy rrembyesit, njeri prej tyre shqiptar, 29 vjec dhe tjetri me shtetesi italiane, 35 vjec nga Matera, te dy me precedente penale ne Ravena. Mediat italiane theksojne se per lirimin e 47-vjecarit rrembyesit i kishin kerkuar familjareve 90 mije euro, ndersa me pas shuma ishte zvogeluar ne 50 mije euro. Dy rrembyesit jane Egert Kanaj 29 vjec, emigrant shqiptar me precedente penale dhe 35-vjecari italian, Leonardo D'Alaimo. Policia italiane sqaron se denoncimi i pare ka ardhur ne oren 00:50 minuta te mengjesit te dy diteve me pare. Nje telefonate e ardhur nga Franca nga nje qytetare shqiptare, bashkeshortja e te rrembyerit ka shpjeguar situaten. Telefonat ishte bere nga nje lokalitet ne afersi te Parisit. Gruaja kishte thene se, ne oren 22:30 ishte kontaktuar nga bashkeshorti me qendrim ne Ravena, ku e informonte se ishte rrembyer nga nje bashkatdhetar, duke i thene dhe emrin. Ai kishte treguar se ishte mbyllur ne nje kapanon jashte qytetit te Ravenes. Burri i marre peng kishte njoftuar dhe femijet e tij, te cilet ishin gjithashtu ne France. Ne oren 02:30 minuta te dy diteve me pare, e njejta grua kishte kontaktuar me policine, pasi kishte marre nje telefonate te dyte nga personi qe pretendonte qe ishte rrembyesi. Sipas saj, ne keto rrethana rrembyesi kishte folur me djalin e 47-vjecarit dhe kishte kerkuar shumen prej 90 mije eurosh per lirimin e babait. Gjate telefonates ata kishin degjuar te atin duke thene: "Ju lutem me ndihmoni". Por telefonatat nuk kishin perfunduar ketu, pasi gjate nates kishte pasur dhe te tjera, kur kerkohej dorezimi i shumes se kerkuar. Nderkohe qe policia kishte nisur verifikimet per te vertetuar deklarata e gruas. Policia kishte bere kontrolle rreth zones ku i ishte thene nga bashkeshortja e shqiptarit. Nderkaq qe ne komisariatin e Ravenes eshte paraqitur dhe nje burre shqiptar, i cili ishte prezantuar si vellai i te rrembyerit. Ky i fundit kishte deklaruar, se ishte informuara nga kunata e tij, se vellai i tij ishte rrembyer dhe se dy persona kerkonin shumen prej 90 mije eurosh ne kembim te lirimit. Ai i kishte thene bashkeshortes se vellait, qe rrembyesve t'u jepte numrin e tij dhe ata te komunikonim me te, pasi dhe ai ishte ne Ravena. E ne fakt qe nga ora 10:00 deri ne oren 11:30, ai kishte folur me sekuestruesit, te cilet i kishin thene qe te mos njoftonte policine, pasi ne te kundert do te vrisnin vellain. Ai kishte mundur te fliste me te rrembyerin, i cili me lot ne sy kishte kerkuar ndihme. Pak me vone ishte kontaktuar serish me rrembyesit te cilet kishin ulur cmimin e gjobes duke e lene ne 50 mije euro. Duke bere negociata policia ka gjetur vendndodhjen e te rrembyerit dhe me nje operacion blic e kishte shpetuar, duke vene ne pranga dy te dyshuarit per kete krim.
R.Caushaj
R.Caushaj