Arrestohet në kufi me Greqinë shqiptari me 8 klandestinë
KAKAVIJE - Arrestohet nje trafikant 55-vjeçar shqiptar i cili transportonte me automjetin e tij tetë klandestinë shqiptarë, pesë prej të cilëve fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në thellësi të territorit grek në kthesën e Kalpaqit 10 km në veri të Kakavijës dhe 50 km në jug të Janinës kur Policia Greke, gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e 55-vjecarit shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia konstatoi prezencën e tetë personave të cilët kishin mungesë në dokumentacion.
Menjëherë është arrestuar 55-vjecari i cili dyshohet se është nga Delvina.
Në deklarimet fillestare të tij në Policinë e Janinës, 55-vjecari shqiptar, ishte shprehur se klandestinët shqiptarë, i kishte marrë nga fshati Dholana i Kalpaqit me destinacion Janinën e më pas drejt Athinës përmes linjës së autobuzit.
Për këtë shërbim, i arrestuari, do të merrte një shpërblim prej 5 mijë eurosh për të tetë personat e gjendur në bord, nga një i afërmi i ciftit.
Sipas burimeve policore, dy prej klandestinëve të rritur një burrë e një grua të komunitetit rom, u shprehën se të pesë fëmijët ishin të tyret, por nuk kishte asnjë lloj dokumenti, që të faktonin dëshmitë.
Për këtë, Policia e Janinës, mban të izoluar tre klandestinët e rritur, 55-vjecarin shqiptar klandestin, si dhe pesë fëmijët nga 2-8 vjec, në një qendër fëmijësh në Janinë.
Policia e Janinës, do të zbardhë nëse bëhet fjalë për trafik të fëmijëve, trafik klandestinësh, apo dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Automjeti i 55-vjecarit u konfiskua nga policia, ndërkohë që cështja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Epirit.
(ad.ti/shqiptarja.com)