Partizani fut në “rrjetë” tre flamurtaras

Tre lojtarë të Flamurtarit kanë rënë parimisht dakord të firmosin për Partizanin për sezonin e ri. I pari është sulmuesi i talentuar korcar, 23-vjecari Denis Mema, i cili shkëlqeu në radhët e vlonjatëve. Mesfushori 21-vjecar Hair Zeqiri dhe sulmuesi me perspektive, 19-vjecari Franc Veliu kanë pranuar gjithashtu të nënshkruajnë për të kuqtë. Nëse tratativat do të përfundojnë, atëhere skuadra e presidentit Albert Xhani, do të rezultojëm me gjashtë blerje të reja sezonale, pas Marius Ngjelës, Edi Cajkut dhe Jorgo Cipit.