Formula 1 dhe para Pershendetje... me ka derguar Presidenti

Shume skuderi te vogla pranojne qe te mos rrisin talentet vetem se keto te fundit nuk kane sponsor
Ne qofte se zoteron nje makine Ferrari Mercedes Meklaren apo Red Bull mund ti lejosh vetes qe te marresh nje pilot te talentuar. Ndryshe nuk ke zgjidhje tjeter duhet te afrosh nje pilot qe nga pas i vijne parate. Kjo fraze per Formulen 1 te 2011-s nuk eshte me tabu. Tashme shume ekipe te vogla pranojne qe te mos rrisin talentet vetem se keto te fundit nuk kane sponsor nderkohe ndryshe ndodh me pilotet qe pas kane qeveri shtetesh te fuqishme.
Maldonado rasti i fundit
Te shtunen ne Karakas te Venezueles dukej sikur ne shesh po festonin ndonje feste kombetare. Perpos nje mase te madhe njerezish prania e vete Hugo Cavezit la te kuptohej se po ndodhte dicka e madhe. Ne fakt te gjithe ata persona ishin mbledhur ne Paseo de los Proceres nje vend historik ne qender te Karakasit per te pare se si Pastor Maldonado drejtonte nje njevendeshe Uilliams. Te shtunen mund te thuhet se Formula 1 ra me poshte tashme nga pilotet qe kane sponsore te fuqishem pra qe vijen ne Formulen 1 me valixhe me para kaluam tek pilotet qe sponsorizohen nga vete shteti.
Nder per mua qe garova para Presidentit Cevez
Per mua ishte e pabesueshme qe pata nje eksperience te tille para te gjithe bashkekombesve te mi - tha Maldonado. - Numri i madh i njerezve organizatoret vleresuan se te pranishem ishin plot qe ishin 20000 fansa i mbledhur per te me pare mua ishte thjesht fantastik. lsquoLos Proceres eshte nje vend shume i rendesishem per ne dhe vete fakti qe une aty drejtova nje veture Formule 1 do te thote shume per mua. Une jam i nderuar qe garova para Presidentit tone zotit Cavez. Kjo ishte menyra me e mire per te nisur sezonin Pas ketij debutimi te kendshem dy fjale per pilotin e ri tha edhe Adam Perr presidenti i Ulliams F1 Ne kaluam nje dite fantastike ne Karakas. Ne jemi te nderuar qe beme provat e para ne lsquoLos Proceres monument qe simbolizon lirine ne Venezuele. Ne e dime shume mire se ky eshte nje vend me shume domethenie per venezuelasit. Gjithashtu jemi te nderuar qe pervec zotit Cavez ne kete ceremoni moren pjese edhe disa ministra. Per sa i perket pilotit mund tju tregoj se Pastori ka bere nje pune te mrekullueshme. Pas atij ekzibicioni them se u kemi dhene venezuelasve mundesine te shohin se sa spektakolare eshte Formula 1. Sipas skuderise Uilliams 25-vjecari shume shpejt do te vije ne Evrope. Keshtu se bashku me Rubens Barrikelon do te nisin provat ne cirkuitin e Valencias 1-3 shkurt.
Petrov Perez dhe Karthikeian
Vitet e fundit ne Formulen 1 vetem disa skuderi kane mundesi qe ti paguajne vete rrogat e piloteve te tyre ndersa te tjerat kane gjetur nje zgjidhje tjeter afrojne pilote qe sponsorizohen nga shtete te ndryshme. Nje rast te tille kemi edhe tek Renoja. Pervec te talentuarit Robert Kubika skuderia franceze ka dhe nje tjeter pilot. Behet fjale per Vitali Petrovin pilotin qe Fernando Alonso nuk parakaloi dot per 25 xhiro ne Cmimin e Madh te Abu Dabit. Ky i fundit mbeshtetet fuqishem nga qeveria ruse. Nje tjeter rast i ngjashem eshte edhe ai pilotit meksikan Perez. Kete vit piloti amerikano-latin do te garoje me Sauberin vetem se pas tij qendron nje kompani e madhe nafte meksikane. Ndersa per te vertetuar thenien pa dy nuk ka tre do te marrim edhe shembullin e Narain Karthikeian. Piloti ne fjale kete vit do te rikthehet perseri ne Formulen 1 ku deshtoi para gjashte vitesh me nje Jordan. Si per ironi te fatit Karthikeian do te rikthehet ne kete disipline pikerisht ne vitin kur do te debutoje edhe Cmimi i Madh i Indise.
Sakrifikimi i kampionit te botes
Ardhja e venezuelasit Maldonado largoi nga Uilliamsi nje pilot te talentuar si Hylkenberg. Piloti i talentuar gjerman pak muaj me pare konsiderohej nga Ser Frenk Uilliams si nje pilot me te ardhme te madhe. Sipas pronarit te Uilliamsit dha nje deklarate me 1 nentor 2010 Niko Hylkenberg nje dite do te shpallej kampion bote ne Formulen 1. Ne garat e para Niko na zhgenjeu pak - tha Ser Frenk Uillimas ne ate kohe per BBC-ne. - Pas ketyre paraqitjeve ne madje edhe vendosem qe ta shikonim me ne imtesi. Por tashme gjithcka ka ndryshuar. Ai eshte mjaft kompetitiv dhe them se ky do te jete fillimi i nje mrekullie. Sipas Ser Frenk Uilliamsit piloti gjerman kishte talent dhe pikerisht per kete fakt mendohej qe skuderia qe ai drejton do ti paraqiste nje kontrate pesevjecare. Ai eshte nje nga ata pilote qe i ngjajne shume Ljuisit Hamilton. Pra nga nje Formula ka shkuar tek nje tjeter si kampion. Ai i ka te gjitha letrat ne rregull pasi ka dale kampion si ne Formulen 3 ashtu edhe ne GP2 prandaj them se do te shpallet kampion edhe me Uilliamsin edhe ne Formulen 1. Tani gati tre muaj pas atyre deklaratave talenti i Hylkenbergut duket se nuk vlen perballe parave qe afrojne pilote si Maldonado.