"Partizani i panjohur", si alternative per studentet
Nga Musa Ulqini
U bene me shume se tre jave qe studentet e Universitetit te Tiranes jane perfshire ne nje proteste masive lidhur me nje ceshtje thelbesore qe ka te beje me arsimimin dhe pergatitjen e tyre per tregun e punes. Fjala eshte per nje vendim te Ministrise se Arsimit qe ka sjelle zhvleftesimin total te diplomave tre vjecare te studenteve, qe bie ndesh me Karten e Bolonjes.
Studenteve, qe kane mbaruar nivelin e pare te arsimit universitar, u jepet si diplome nje leter e zakonshme, ku nuk eshte i percaktuar profesioni per te cilin ata kane studiuar gjate tre viteve. Ne kete menyre tregu i punes ve ne pikepyetje cilesine e ketyre diplomave dhe studentet lihen ne meshire te fatit dhe kane si alternative qe t'i bashkengjiten te papuneve, qe dalin te monumenti i "Partizanit te panjohur", ne pritje te nje pune cfaredo.
Te ndodhur perballe refuzimit ne tregun e punes per shkak te diplomave pacavure, studentet kane si alternative te vetme te regjistrohen te gjithe ne nivelin e dyte te studimeve universitare. Nderkohe eshte e ditur nga te gjithe se ne Universitetet publike nuk ka as kuota te lira dhe as programe te miratuara nga institucionet pergjegjese qe te mundesoje qe te gjithe studentet, qe kane mbaruar nivelin e pare te vazhdojne dhe nivelin e dyte te studimeve ne universitetet publike. Ne kete menyre studentet jane te detyruar te regjistrohen ne nivelin e dyte ne universitetet private. Ja pse autoret e zhvleftesimit te diplomave te studenteve mund te akuzohen se bejne lobing korruptim, ne dem te universiteteve publike dhe te xhepave te familjareve te studenteve qe studiojne ne keto universitete ne favor te pronareve te shkollave te larta private. Ky vendim bie ndesh gjithashtu edhe me vete thelbin e procesit te Bolonjes, qe synon ta beje shkollimin universitar me te lire dhe jo me te shtrenjte, qe synon t'i nxjerre studentet me shpejt ne tregun e punes, duke garantuar edhe cilesine perkatese.
Qe ne momentin e pare kur studentet me te drejte e ben publik shqetesimin e tyre per diplomat ne kemi kerkuar nga Ministria e Arsimit qe te dialogoje me studentet dhe ta zgjidhe sa me shpejt kete konflikt te panevojshem dhe mjaft demsjelles per te ardhmen e mijera studenteve shqiptare. I kemi kerkuar titullaret e Ministrise se Arsimit te vijne ne Komisionin Parlamentar te Edukimit dhe Medias per te dhene shpjegime se cila eshte arsyeja qe kerkesat e drejta te studenteve nuk merren ne konsiderate.
Ne shpresuam qe pas shpjegimeve te dhena ne komision nga Zevendesministrja e Arsimit, ky konflikt do te zgjidhej. Aq me teper qe ligji i arsimit te larte nuk e pengon Ministrine e Arsimit qe diplomat e studenteve te nivelit te pare te jene ne perputhje me Karten e Bolonjes dhe kerkesat e drejta te studenteve. Eshte e pafalshme qe dhe pas tre javesh studentet e Universitetit te Tiranes nuk marrin as edhe nje lloj pergjigje nga Ministria e Arsimit, edhe pse ata kane gjithe te drejten qe pas studimeve te larta te kene nje diplome ne perputhje me ligjin ne fuqi, Karten e Bolonjes dhe kerkesat e tregut te punes.
Me heshtjen e vet te pakuptueshme dhe skandaloze Ministria e Arsimit eshte pergjegjese qe studentet e Universitetit te Tiranes jane detyruar qe protesten e tyre ta vazhdojne nga auditoret ne rruge. Duke u dhene gjithe mbeshtetjen tone protestes se studenteve, si rruga e vetme per te fituar te drejten ligjore, ne kushtet kur qeveria nuk do te degjoje, ne besojme qe eshte detyrim jo vetem moral, qe studentet greviste te mbeshteten sot edhe nga pedagoget, shefat e departamenteve, dekanet e rektoret, sepse edhe ata duhet te ndjehen pergjegjes se dijet qe ata u japin studenteve ne auditore barazohen me nje diplome pacavure qe nuk vlen per asgje.
Heshtja ndaj kerkesave te drejta te studenteve eshte nje shembull tjeter i arrogances se kesaj qeverie. Si rralle here per keto kerkesa te drejta ka heshtur shpura e pafund e zedhenesve te qeverise e cila nuk hesht se reaguari, pergenjeshtruari, sulmuar, anatemuar, shpifur sa here qe qytetaret, media, opozita dhe nderkombetaret kritikojne keqqeverisjen e vendit nga qeveria e kryeministrit Berisha.
Kjo heshtje arrogante eshte jo vetem nje prove e gjalle e mungeses se transparences ne qeverisje, por edhe nje dyshim i forte, sic theksuam me siper, qe pas kesaj arrogance fshihet lobimi korruptiv ne favor te pronareve te caktuar te shkollave te larta private dhe ne dem te studenteve e te universiteteve publike. Ne favor te ketij argumenti eshte edhe e dhena mjaft domethenese qe brenda nje kohe mjaft te shkurter jane tre katerfishuar licencimet e universiteteve private (thuhet se ky numer ka shkuar ne 32) pas sens ligjor dhe pa respektuar kerkesat e tregut te punes.
Ne perfundim te ketij diskutimi, ne emer te Grupit Parlamentar te PS, duke ritheksuar gjithe mbeshtetjen tone per protesten e drejte te studenteve, ne kerkojme nga Ministria e Arsimit dhe qeveria Berisha qe ky problem te zgjidhet menjehere ne perputhje me ligjin e arsimit te larte dhe Karten e Bolonjes.