E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mynihu, i pare nga joamerikanet

Nga Ahto Lobjakas

Fjalimi i nenpresidentit amerikan, Joe Biden, ne Mynih, i pari fjalim i rendesishem per politiken e jashtme i administrates Obama, ishte ngjarja qe terhoqi me se shumti vemendjen ne Konferencen e Sigurise ne Mynih. Fjalimi i Bidenit ishte pritur me interes te jashtezakonshem, pasi shumekush donte te lexonte strategjine e politikes se jashtme amerikane nen drejtimin presidentit te ri. Udheheqesit e Gjermanise, Frances, Rusise apo Iranit, ishin mbledhur te degjonin fjalimin e nenpresidentit amerikan, ne pritje ndoshta te nje ndryshimi ne politiken e jashtme, qe do te mund te ishte me i madhi qe nga fundi i Luftes se Ftohte. Por, shumica e tyre u larguan nga Mynihu te zhgenjyer.

Shtetet e Bashkuara duket se e pranojne faktin se ekzistojne nje mori qendrimesh ne bote per probleme te caktuara, por nuk jane ende te gatshme ta bejne veten pjese te nje bote shumepolare. Ne rastin me te mire, qasja amerikane ndaj Frances mund te pershkruhet jo fort e ngrohte. Nese presidenti francez Sarkozy tha se bota sot eshte relativizuar si pasoje e rritjes se fuqise se shteteve te ndryshme, ne pjese te ndryshme te botes, Biden theksoi se nje relativizim i tille mund te jete shkaktuar vetem nga fenomene si semundjet, varferia e terrorizmi dhe jo nga qeveri te tjera.

E duket se nuk perfundoi ketu. Duke perdorur humorin, Biden iu pergjigj deklaratave te mehershme te Sarkozys se e kishte para fjalimin qe do te mbante Biden ne Mynih, perpara se te behej publik. "E derisa ne nisim kete projekt te rinovuar, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate mirepresin ngrohtesisht vendimin e Frances per te bashkepunuar plotesisht me strukturat e NATO-s. Kjo ka qene dhe arsyeja kryesore qe zoti President e pa fjalimin tim paraprakisht. Dhe, supozohej se ju duhet te thoshit fjale te mira per fjalimin zoti President", tha Biden, per te shtuar se kjo ishte shaka.

Deri ne nje fare mase fjalimi i Bidenit u pa si perpjekje per te zhvleresuar Francen dhe Gjermanine, kreret e te cilave gjate muajve te fundit jane perpjekur te punojne per kalimin e nje pjese te pergjegjesive te sigurise nga Uashingtoni drejt Evropes.

Berlini dhe Parisi jane perpjekur se fundi qe te forcojne shtyllen evropiane brenda NATO-s. Te dyja kryeqytetet jane edhe kunder hyrjes se Gjeorgjise dhe Ukraines ne NATO, derisa perpiqen qe t'i adresojne shqetesimet e Rusise. "Rusia, padyshim, eshte pjese integrale e perpjekjeve per kontrollin e armeve ne mesin e Moskes e Uashingtonit. Nga ana tjeter, Rusia, pare nga kendveshtrimi i interesave evropiane, eshte pjese e Evropes, ndaj raportet tona kane rendesi te jashtezakonshme", tha kancelarja gjermane, Merkel.

Gjermania eshte e gatshme ta studioje propozimin rus per nje strukture te re sigurie evropiane. Per presidentin francez, Sarkozy, rendesia e Rusise qendron ne faktin se rritja e fuqise se saj, ashtu si rritja e peshes se Kines dhe Indise, forcojne argumentin francez per nje bote shumepolare. Madje, Sarkozy shkoi dhe me tej ne mbrojtje te Moskes.

"Nuk besoj se Rusia e sotme paraqet kercenim ushtarak, as per BE-ne, as per NATO-n".

Nje tjeter element qe u vu re ne Konferencen e Mynihut dhe ne debatin per nje bote shumepolare, ishte nje terheqje e Britanise apo vendeve te Evropes Lindore tashme anetare te NATO-s.

RFE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›