E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, informon reporteret e KE

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka sqaruar dje reporteret e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, mbi ceshtjet e infrastruktures zgjedhore, rastin "Biberaj" dhe situaten e medias ne Shqiperi. Takimi midis kryesocialistit dhe dy reportereve, britaniku David Uillshire dhe finlandezi Jaakko Laakson, u bazuan ne shqetesimin e shprehur nga Sekretari i Pergjithshem i KE, Terri Devis, per sa i perket ligjit shqiptar te "Pastrimit te Figurave", si dhe ne rekomandimet e percaktuara ne Rezoluten e APKE, Gjate takimi, kryetari Rama sqaroi situaten aktuale politike ne vendin tone dhe duke u ndalur ne menyre te posacme ne ligjin e "Pastrimit te Figurave", duke e konsideruar ate si nje perpjekje te Kryeministrit Berisha per te perdorur krimet e se kaluar, ne menyre qe te mbuloj mekatet e qeverise se sotme. "Miratimin e ketij ligji nga ana e qeverise, ne kundershtim me Kushtetuten dhe parimet e Keshillit te Evropes, si nje perpjekje te deshperuar te qeverise Berisha per te bllokuar institucionet e drejtesise", u tha Rama reportereve. Lidhur me pergatitjet e zgjedhjeve, Rama ngriti alarmin, qe zgjedhjet mund te vihen ne rrezik per shkak te vonesave me procedurat e pajisjes me karta identitetit te shtetasve, sidomos te atyre pa pasaporte, si dhe nenvizoi faktin e shkeljes se te gjithe afateve te parashikuara ne Kodin Zgjedhor, sa i perket regjistrit civil dhe listave paraprake. Lideri i opozites propozoi se per te dale nga kjo situate, duhet qe ky ligj antikushtetues te terhiqet nga qeveria dhe te hartohet me konsensus politik, me asistencen e Komisionit te Venecias dhe OSBE, duke e kthyer ate ne nje ligj te standardeve te KE. "Ceshtja "Biberaj", eshte nje shembull i qarte i arrogances dhe arbitraritetit te Kryetares se Parlamentit dhe mazhorances, qe nuk njeh dallim me opoziten, por edhe kunder atyre qe mendojne ndryshe brenda radheve te tyre", iu pergjigj Rama interesimit te reportereve. Ne fund te takimit, u diskutua edhe per cenimin e rolit te medias, presioneve te shumta qe ushtohet permes formave te ndryshme, duke theksuar ne menyre te vecante neperkembjen e vendimeve te gjyqesorit, qe lidhen me te drejtat e medias. Kryetari i Partise Socialiste, gjithashtu, ngriti shqetesimin per faktin se edhe Televizioni Publik Shqiptar, eshte vene ne dispozicion te qeverise, duke shkelur haptas ligjin qe rregullon veprimtarine dhe garanton paanesine e mediave publike, ne menyre te vecante, duke pasur parasysh se ndodhemi vetem pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›