Partizani kurorëzohet "perandor i Kampionatit"

Të kuqtë e Likës bënë një paraqitje të shkëlqyer, kryen detyrën, morën pikën që u duhej dhe i thanë "mirupafshim" ekipeve ndjekese si Dinamo qe tashme ndodhet ne vend te dyte e aq me teper Tiranes qe hyri me pretendime te medha ne kampionat por qe eshte katandisur ne vendin e peste, ne nje sezon zhgenjyes dhe turperues.
“Demat” e kuq ngacmuan pa pushim me Muzakën (363’, topi përfundoi mbi traversë) dhe me Abilaliaj (72’, topi u devijua nga Mustafa në goditje këndi). Shumë pak për të kënaqur ata pak tifozë të zhgënjyer plotësisht në impiantin më të madh në Shqipëri.
Formacioni i Ramazan Ndreut morri një pikë thuajse të panevojshme në transfertë (e 5-ta në 13 javë) duke lënë përkohëisht në zonën “Kategoria e Parë” Teutën, që nga ana a saj do të luajë të dielën në kryeqyetet kundër Dinamos.
Ky ishte dhe barazimi i 4-t në 15 takime historike midis dy ekipeve ku kryeson ne menyre derrmuese me 10 fitore Partizani, dhe vetem 1 fitore Kastrioti. Në dy takimet e para të këtij sezoni Partizani kishte fituar 0-1 (fazën e parë) dhe 2-1 (fazën e dytë).
Në javën e 26-të, Partizani qe s'ka me asnje interes te merret me Kupen e Shqiperise pasi ka marre ne dore frenat e Kampionatit, do të përballet me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa Kastrioti do të presë në “shtëpinë e marrë me qera” një tejtër protagonist për titull, Dinamon.
Vllaznia mund Flamurtarin, vendos SuperSinani
“Deda” i jep leksion “Kovës”, malaziasi i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç mposht kroatin e Flamurtarit, Slavko Kovaçiç me rezultatin e pastër 2-0, por personazhi i madh i takimit në “Loro Boriçi” ishte Vioresin Sinani.Me dy golat e tij, nga një në çdo pjesë loje (30’ e 65’), “këpuca e artë” e sezonit të kaluar, u ngjit edhe në krye të golashënueseve të Superligës, tashmë në kuotën e 17 golave, 2 më shumë se kroati i Dinamo, Pero Pejiç (15 gola). Dy herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2003-2004, 2006-2007) shënoi një gol të rallë (të dytin) në portën e Moçkës së ri për t’i dhuruar fitoren e 8-të shtëpiake dhe të 11-n në 25 javë.
Kategoria Superiore
Java 25
Besa-Shkumbini 3-0
1-0 Xhihani 6’, 2-0 Xhihani 21’, 3-0 Alikaj 90’+2
Partizani-Kastrioti 0-0
Skënderbeu-Besëlidhja 0-2
0-1 Ngjela 8’ (p), 0-2 Da Silva 90’+2
Vllaznia-Flamurtari 2-0
1-0 Sinani 30’, 2-0 Sinani 65’
Sot, 15.30
Dinamo-Teuta Jemini
Të premten
Tirana-Elbasani 2-1
0-1 Bejzade 6’, 1-1 Xhafaj 72’, 2-1 Hyka 77’
Ekipi N F B H Gol P
1.Partizani 25 13 10 2 37-16 49
2.Dinamo 24 14 6 3 35-9 48
3.Vllaznia 25 11 8 6 36-25 41
4.Besa 25 12 6 7 31-22 41
5.Tirana 25 11 7 7 31-25 40
6.Elbasani 25 10 10 5 24-16 39
7.Shkumbini 25 9 7 9 23-22 34
8.Flamurtari 25 7 11 7 24-26 32
9.Besëlidhja 25 7 5 13 25-40 26
10.Teuta 24 6 5 13 20-32 23
11.Kastrioti 25 7 3 15 16-28 24
12.Skënderbeu 25 3 2 20 23-60 11