Partizani mbetet neper gjykata

Sot ne oren 0900 do te mbahet seanca e pare gjyqesore. Po sot do te zhvillohet edhe gjyqi midis Rudina dhe Albert Xhanit
Ekipi i Partizanit do te jete serish objekt gjykimi ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane. Gjyqtari Celiku do te shqyrtoje padine e bere nga Ministria e Mbrojtjes ne drejtim te shoqerise Partizani sh.a per rikthimin e prones intelektuale qe ne kete rast eshte stema dhe emri i klubit te kuq. Ne seancen e pare pergatitore qe eshte zhvilluar rreth nje muaj me pare nuk u paraqit asnje nga palet e paditura qe jane shoqeria Partizani sh.a dhe Qendra e Regjistrimit te Markave dhe Patentave. Ne kete menyre Celiku ka marre nen administrim vetem provat e paraqitura nga juristet e Ministrise se Mbrojtjes dhe duke qene se dy palet e tjera te paditura kishin marre njoftim per kete seance gjyqesore dhe nuk ishin paraqitur e ka kaluar menjehere kete ceshtje ne seance gjyqesore duke i dhene fund fazes pergatitore.
Propozimi
Edhe pse nuk eshte paraqitur ne seancen e pare gjyqesore si dhe nuk ka derguar asnje nga perfaqesuesit e tij ligjor presidenti i Partizanit Albert Xhani ka bere dje nje tjeter levizje. Burime prane presidentit te kuq kane bere me dije se Xhani i ka kerkuar ministrise te terhiqet nga padia e bere ne drejtim te shoqerise qe aktualisht perfaqesohet nga ai. Ne kerkesen e tij Xhani eshte munduar te gjeje nje rruge te perbashket zgjidhje me Ministrine e Mbrojtjes dhe me sakte me drejtuesit e saj per kete ceshtje ne menyre qe te shmanget edhe rruga gjyqesore. Ende nuk dihet nese kerkesa e bere nga Xhani ka marre pergjigje nga drejtuesit e Ministrise se Mbrojtjes megjithate nje gje e tille do te konfirmohet sot gjate seances gjyqesore nese kerkesa e bere nga Xhani eshte marre parasysh ose jo. Megjithate ne momentin e pare qe Ministria e Mbrojtjes dha shenja per te rimarre serish ne pronesi te saj Partizanin u fol per qellime serioze qe pritet te konfirmohen deri ne fund te gjykimit dhe hapave qe do te ndermarre kjo ministri nese do te arrije te rimarre stemen dhe emrin e Partizanit.
Rudina Xhani
Po sot ne oren 1200 do te jete edhe seanca e radhes gjyqesore qe do te kete bashkeshortja e presidentit te Partizanit e Albert Xhanit Rudina Xhani. Kjo e fundit kerkon pavlefshmerine e shitjes se aksioneve qe i eshte bere aksionerit Paro Laci qe aktualisht zoteron 40 te aksioneve te skuadres. Sipas zonjes Xhani ne momentin e shitjes se aksioneve nuk eshte marre miratimi i saj dhe duke qene se keto aksione jane pasuri e fituar pas martese shitja e tyre duhet te shpallet e pavlefshme. Gjykimi i kesaj ceshtjeje i eshte caktuar gjyqtarit Fatri Islamaj i cili pas seances pergatitore ka caktuar sot seancen e pare gjyqesore ne lidhje me kete padi.