Thaci Kryeminister e Pacolli President ne raund te trete

E treta e verteta. Behxhet Pacolli eshte zgjedhur President i Kosoves ne raundin e trete te votimit me vota 62 vota per 4 kunder dhe 1 te pavlefshme nga 67 deputetet e pranishem.
Kuvendi i Kosoves ka votuar sot ne oret e mbremjes kabinetin e ri qeveritar ose qeverine Thaci 2 me 65 vota pro 1 kunder dhe pa abstenime te propozuar nga mandatari Hashim Thaci. Para se te votohej mandatari Thaci mbajti ne fjale hyrese ku paraqiti ne vija te trasha vizionet zhvillimore 2011-2014 perkatesisht programin e qeverise se re.
Por loja dje u luajt per Presidentin. Duket se presioni ndaj deputeteve te PDK-se nga ana e drejtuesve te kesaj partie e cila kishte kerkuar pushim te shkurter konsultues 5-minutesh qe zgjati rreth 45 minuta - pas dy raundeve te deshtuara te votimit te Pacollit per President - sollen suksesin e pritur.
Ne dy rrethet e para te votimit Pacolli nuk arriti te siguronte votat e nevojshme 80 sosh per te qene President i vendit per shkak se ne sallen e Kuvendit ishin prezente vetem 67 deputete - pasi deputetet e LDK-se Vetevendosjes dhe AAK-se kane bojkotuar votimin dhe jane shprehur kunder zgjedhjes se Pacollit President.
Madje me votat e fituara ne dy raunde te para te votimit parashikohej edhe mundesia e deshtimit te raundit te trete ndash kur Presidenti mund te zgjidhej me shumice te thjeshte prej 61 deputetesh ndash sepse pro Pacollit votuan vetem 54 raundi I respektivisht 58 raundi II deputete.
Dhe po qe se do te deshtonte zgjedhja e Presidentit edhe ne raundin e trete atehere Kuvendi do te shperbehej dhe Kosova do te shkonte ne zgjedhje te jashtezakonshme.
Ne fund te votimit zgjedhjen e Pacollit si President Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e komentoi me shprehjen pauza ishte e suksesshme.
Pas votimit Presidenti i ri i Republikes se Kosoves ka kryer betimin dhe ka mbajtur fjalimin e radhes. Betohem se te tere fuqine time do tia kushtoj ruajtjes se sovranitetit territorial te Republikes se Kosoves respektimit dhe mbrojtjes se ligjeve. Me ndergjegje dhe pergjegjesi do te kryej te gjitha betimet e mia Betohem - eshte betuar Presidenti i ri.
Ne nderkohe pritet te votohet per Kryeministrin e nominuar Hashim Thaci dhe kabinetin e tij qeverises.
Raundi II 58 vota per 7 kunder 2 te pavlefshme
Ne Kuvendin e Kosoves eshte mbajtur edhe raundi i dyte i votimit per zgjedhjen e Presidentit te vendit. As ne kete raund kandidati Behxhet Pacolli nuk ka siguruar votat e mjaftueshme per tu bere President i vendit.
Rezultati i raundit te dyte te votimit per President te Kosoves. Kane votuar 67 deputete. 58 kane votuar per 7 kunder dhe 2 vota jane shpallur te pavlefshme.
Nderkohe PDK-ja kerkoi pauze prej pese minutave per konsulte. Kerkeses se PDK-se Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i eshte pergjigjur duke ofruar nje pauze te shkurter dhe duke e cilesuar shtyrjen e seances si veprim antikushtetues dhe presion mbi deputetet.
Ne raundin e pare nga 67 deputete pro kane votuar 54 kunder ishin 11 dhe dy vota jane shpallur te pavlefshme.
Ne rrethin e pare dhe te dyte jane te nevojshme 2/3 e votave qe ne numra do te thote 80 vota per.
Kurse ne rrethin e trete shumica e thjeshte e gjithe deputeteve te Kuvendit 61 vota.
LDK Vetevendosja dhe AAK bojkotojne votimin
Grupi Parlamentar i LDK-se Grupi Parlamentar i Vetevendosjes dhe Grupi Parlamentar i AAK-se nuk do te marrin pjese ne votimin per zgjedhjen e presidentit dhe te qeverise se Kosoves.
Ne emer te Grupit Parlamentar te LDK-se Ismet Beqiri tha se kjo parti ka vendose te mos marre pjese gjate votimit per President ngase zgjedhjet e fundit parlamentare ndash sipas kesaj partie - nuk mund te prodhojne President dhe as qeveri te rregullt.
Nderkaq ne emer te Vetevendosjes deputeti Visar Ymeri tha se nuk do ta votojne Pacollin per President ngase sipas tyre ai eshte i papershtatshem politikisht dhe personalisht per te udhehequr Kosoven dhe e ka akuzuar ate se ka qene ne sherbim te Hashim Thacit dhe i qellimeve te tija politike edhe kur ka qene ne opozite.
Kunder zgjedhjes se Pacollit ne postin e Presidentit te vendit dhe te Thacit ne krye te qeverise ne emer te AAK-se eshte deklaruar Ardian Gjini ndash i cili ka thene se AAK nuk do te jete deshmitare e nje marreveshjeje te tille dhe nje qeverie te tille.
SLS dhe Grupi 6 Plus kane bere te ditur se do ta votojne Pacollin per President.
Ne mbledhjen e jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves Behxhet Pacolli eshte nominuar kandidat per President. Ne emer te AKR-se nominimin e beri deputeti i kesaj partie Ibrahim Makolli.
Kjo kandidature eshte rezultat i marreveshjes midis partise fituese te zgjedhjeve te 12 dhjetorit PDK-se dhe AKR-se.
Ne raundin e pare dhe te dyte presidenti mund te zgjidhet me dy te tretat e votave ndersa ne raundin e trete mjafton shumica prej nje vote me shume se gjysma e deputeteve qe do te thote 61 vota.
Nese as ne raundin e trete nuk arrihet te zgjidhet Presidenti atehere Kuvendi do te shperbehej dhe vendi do te shkonte ne zgjedhje te jashtezakonshme.
Pacolli Do te me votojne
Biznesmeni me i njohur i Kosoves dhe kryetar i AKR-se Behxhet Pacolli ne nje interviste ekskluzive per BBC shprehu dje shpresen se do te votohet per President te vendit dhe thote se eshte i percaktuar te punoje per interesat e Kosoves dhe te qytetareve te saj.
Per mua sot eshte nje dite e mrekullueshme. E mrekullueshme sepse po me jepet nje rast shume i madh qe ti dal ne krahe popullit tim qe edhe me teper te kujdesem per popullin tim. Kjo duke e ditur qe si perfaqesues i ketij institucioni shume te larte do te me hapen mundesi te reja per ta bere nje gje te tille - eshte shprehur Pacolli pak ore para votimit ne Kuvend.
Duke i falenderuar miqte votuesit e Kosoves bashkemendimtaret qe sipas tij mendojne si ai por edhe njerezit te cilet e kane vleresuar dhe e kane gjykuar drejt ai thote se te kandidosh per postin e Presidentit te shtetit me te ri ne bote eshte nje gje e mrekullueshme.
Une kam te drejte te parevokueshme qe si qytetar i Kosoves te kandidoj per President te Kosoves. Une do ti nenshtrohem votes se perfaqesuesve te zgjedhur nga qytetari i Kosoves. Personalisht jam i bindur se ky proces do te permbyllet ne favor te drejtesise dhe une do te zgjidhem President. Une qe nga ky moment mendoj ndryshe. Karvani im do te ece perpara dhe kjo qe nuk eshte sfida e pare por sfida e radhes do ta kaloj ne menyre brilante dhe nga posti i presidentit do tia filloj ose do te vazhdoj kontributin tim per qytetarin tim per popullin tim - eshte shprehur lideri i AKR-se pretendent per postin e Presidentit te vendit Behxhet Pacolli.
Nderkaq i pyetur se si do te reagonte nese nuk do te votohej sot ne Kuvend Pacolli tha se do te ishte mekat.
Ne nje situate te tille une do ta pranoja kete dhe do te vazhdoj jeten qe e kam pasur deri tani. Serish do te jem krah i qytetarit te Kosoves. Por do te ishte mekat sikur te mos me jepej shansi qe energjine diturine dhe deshiren e flakte qe kam te mos e harxhoj ne favor te qytetarit te Kosoves dhe te vendit tim - ka theksuar Pacolli.