Liga e Kampioneve Interi mbrojtes i trembet revanshit bavarez

Van Gal Interi mbrohet dhe kaq. Leonardo Do te luajme si kampione
Ne Scala-n e futbollit Italian San Siro Interi dhe Bajerni do te luajne sot aktin e pare te duelit te 16-ave te Liges se Kampioneve. Te gjithe ata qe mendojne qe kjo ndeshje do te jete thjesht nje duel per te kaluar per me tej gabojne rende. Themi keshtu pasi te dy keto skuadra vetem nente muaj me pare kane qene protagoniste te finales se madhe te Liges se Kampioneve. Ne Santiago Bernabeu Interi i Murinjos me dy gola te Militos arriti qe te mposhtte Bajernin dhe te triumfonte per here te trete ne historine e vet ne kompeticionin me te madh per klube.
Interi ne mbrojtje
Per sa i perket skemes se zgjedhur nga Leonardo duhet thene se braziliani qe i pelqen te luaje hapur ne fushe ndryshe nga cbente Murinjo do te jete sot i detyruar qe te ndryshoje skemen nga 4-3-1-2 ne 4-3-2-1. Gjithsesi mund te themi se jo te gjithe te keqijat vijne per keq. Keshtu pas sulmuesit te vetem do te luajne Stankovic dhe Shnajderi nderkohe qe ritmin e lojes se Interit do ta drejtoje Tiago Mota. Pak ore perpara takimit mediat italiane kane zbuluar se e tere loja e zikalterve do te bazohet tek Eto dhe dyshja Shnajder - Stankovic. Keshtu mendohet se Interi do te jete sot nje ekip i mbledhur per arsye se nuk do ti lere fushe veprimi mesfushes dhe sulmit te fuqishem te Bajernit. Punen me te veshtire tek zikaltrit do ta kene Maikoni Tiago Mota dhe Kivu. Secilit prej tyre do ti duhet te ruajne treshen e mesfushes se avancuar te Bajernit Riberine Mylerin dhe Robenin. Ndersa Zanetit dhe Kambiasos do tu duhet qe tere kohes te mbrojne krahet dhe te dalin ne sulm. Argjentinasit kane detyren e veshtire qe te ushtrojne presion mbi dyshen shkaterruese bavareze qe formohet nga Pranjic dhe Shvajnshtajger. I pari mund te vihet lehte ne veshtiresi nga Zaneti dhe Stankovic nderkohe sa i perket Shvajnshtajgerit Kambiaso do te kete te veshtire ti prishe lojen. Ndersa mbrojtja e Interit mund te jete vendimtare sot edhe pse nuk premton qe te beje mrekulline. Si nje brazilian Leonardo mendon qe te sulmoje Bajernin nepermjet levizjes se dyshes Stankovic - Shnajder gjithmone nese keta jane ne forme te mire. Serbi dhe holandezi do te jene e vetmja menyre lidhje midis Etose dhe tre mesfushoreve shkaterrues. Per sa i perket sulmit mendohet se sot nuk do te kete mbeshtetjen e Maikonit. Braziliani nga ana e tij do te kete te beje me Riberine dhe Luiz Gustavon qe si zor se do ta lene te lire.
Bajerni dhe pokeri i frikshem
Per sa i perket 11-shes baze te Bajernit nuk mund te raportojme asnje ndryshim pasi ne krye ndodhet Luis Van Gali trajneri qe edhe nen torture nuk i ndryshon asnje presje ekipit te tij ideal. Keshtu midis shtyllave do te jete talenti Tomas Kraft nderkohe qe ne sulm do te jete i vetem Mario Gomezi. Qe te dy lojtaret ekstreme te Bajernit kane rikuperuar ne kohe demtimet qe pesuan ne ndeshjen me Maincin. Per sa i perket te dytit Interi do te kete shume veshtire qe ta ndaloje Gomezi kete sezon ka realizuar 27 gola dhe do te mbeshtetet nga pas nga treshja monumentale e trekuartisteve Frenk Riberi ne te majte Tomas Myler ne qender dhe Arjen Roben ne te djathte. Kjo katershe mendohet qe te zgjidhe takimin per bavarezet. Nderkohe qe sa i perket repartit mbrojtes tek Bajerni evidentohet Bastian Shvajnshtajgeri. Ne regji ai eshte nje siguri e madhe per te tijte. Perkrah numrit 31 do te luaje pikerisht kroati Daniel Pranjic. Mengjarashi duke qene nje lojtare krahu eshte mjaft i rrezikshem ne pozicionin e ri pasi shpeshhere arrin qe te futet ne manovren sulmuese te gjermaneve. Nderkohe qe ne mbrojte reparti me i dobet i Bajernit ne finalen e humbur ne Madrid te gjithe jane optimiste pasi ne qender nuk luajne me Van Bujten ulet ne stol dhe Demikelis u shit tek Malaga por ndodhet nje dyshe tjeter ajo e formuar nga Badshtuber dhe Timoshuk. Ndersa nga krahet do te luajne Filip Lam ne te djathte dhe Luiz Gustavo ne te majte. Ky i fundit qe luan edhe si shkaterrues do te luaje sot takimin e pare ne Ligen e Kampioneve u ble nga Bajerni gjate merkatos se janarit per 18 milione euro nga Hofenhajmi. Sa i perket ketij reparti duhet thene se do te drejtohet nga nje 22-vjecar. Behet fjale per portierin e talentuar Tomas Kraft qe sot do ti duhet qe te kaloje nje prove shume te veshtire presionin e Liges se Kampioneve.
Aset nen menge Nagatomo dhe Kros
Ne nje ndeshje futbolli nuk vendosin vetem titullaret. Te rendesishem jane edhe ata qe ulen ne bankine. Keshtu ne dispozicion Leonardo ka tre zevendesues qe jane pra tre lojtare te mesem. Pandevi mund te hidhet ne sulm Karzha mund te luaje ne mesfushe nderkohe qe Nagatomo eshte ermi i vetem per mbrojtjen. Sa i perket maqedonasit duhet thene se nuk eshte ai i vitit te kaluar pasi ka rene shume nga forma. Nderkohe qe Karzha mund te jete nje zevendesim i mire ne momentin qe njeri prej Shnajderit dhe Stankovicit te lodhet. Sa i perket Nagatomos mendohet se po u fut ne fushe nuk do te aktivizohet ne mbrojtje. Me shume mundesi Leonardo ne qofte se Interi eshte ne humbje do ta hedhe ne fushe si sulmues krahu ne nje skeme 4-3-3. Nga ana tjeter ne bankinen e Bajernit ndodhen lojtare si Miroslav Klose dhe Toni Kros. I pari eshte nje sulmues me eksperience qe mund te ndryshoje gjithcka ne qofte se aktivizohet. Kujtojme se ka shenuar 14 gola ne Boteror. Nderkohe qe nje zevendesim taktik eshte Toni Kros. I riu qe nga ndaj Maincit luajti per here te pare pas dy muajve demtim do te ishte zevendesuesi perfekt i Daniel Pranjicit nese kroati nuk do te perballoje rimtin e lojes. Keshtu Van Gali me ne fund do te plotesonte dyshen e endrrave te tij ne mesfushe ate te formuar nga Bastian Shvajnshtajgeri dhe Toni Kros.
Van Gal Interi mbrohet dhe kaq
Per Luis Van Galin Interi nuk ka ndryshuar shume. Sipas teknikut holandez ekipi zikalter eshte po ajo skuader pak spektakolare dhe shume e kujdesshme e finales se Liges se Kampioneve Une deri me tani nuk kam pare qe Interi te luaje ne nje menyre tjeter - shpjegoi Van Gal. Me pas kur nje gazetar japonez e pyet per me shume detaje rreth tezes se tij holandezi nuk u terhoq dhe i tha Kush ka pare finalen e di shume mire megjithate mjafton qe te shohesh menyren se si Interi luan cdo jave ne kampionat. Edhe kunder Kaljarit - shtoi holandezi - ne pjesen e dyte te ndeshjes u mbyll prapa dhe nuk beri asgje nderkohe qe kundershtari vetem sulmonte. Mendoj se trajneri dhe presidenti kane vendosur qe te luajne keshtu nderkohe qe une dua qe te ofroj nje futboll me terheqes per tifozet. Eumlshte e lehte qe te mbrohesh por me e veshtire eshte te luash ne sulm. Ky eshte vizoni im per lojen - nenvizoi Van Gali. Per sa i perket ceshtjes se revanshit tekniku holandezi ua preu shkurt gazetareve duke thene Ne duam qe te fitojme pa llogaritur finalen e humbur ne Bernabeu. Gjithsesi mendoj se favoritet jane kampionet pra Interi qe neser sot luan ne shtepi. Ne fund te fjales se tij Van Gali shigjetoi edhe Murinjon. I pyetur nese Interit do ti mungonte me shume trajneri portugez apo sulmuesi Milito Van Gali tha Une them se lojtaret kane me shume rendesi se trajneret.
Shvajnshtajger Milani eshte me i forte
Ndryshe nga Milani per mua ne listen e lojtareve te Interit nuk ka emra qe mund te te fusin friken. Keshtu Bastian Shvajnshtajgeri iu pergjigj gazetarit qe e pyeti se cili prej lojtareve te Interit e shqetesonte me shume. Eumlshte folur shume per kete ndeshje - shtoi Shvajni - prandaj mezi po pres qe te luaj perseri ndaj Interit. Them se triumfi ne transferte do te ishte maksimumi. Gjithsesi ne duam qe te shenojme te pakten nje gol do te japim gjithcka ne fushe.
Leonardo Do te luajme si kampione
Ne konferencen per shtyp ne prag te perballjes me Bajernin e Mynihut trajneri i Interit Leonardo paralajmeroi per nje sfide shume te veshtire por ne te njejten kohe shprehu besim ne shanset e skuadres se tij. Nuk dua te behen krahasime me finalen e nje viti me pare pasi ky eshte nje moment teresisht i ndryshem dhe cdo ndeshje ka nje histori te sajen te vecante - deklaroi Leonardo.
Formacioni E rendesishme eshte qe mund te zgjedh midis disa alternativave edhe pse me te pakta se ne kampionat Pacini nuk mund te luaje pasi eshte federuar ne Ligen e Kampioneve me Sampdorian.
Nente muaj me pare ndonese ishte trajner i Milanit Leonardo bente tifo ne finale per zikaltrit. Mund te mendoni cfare te doni por isha nje tifoz i Interit sepse deshiroja qe te fitonte nje skuader italiane ndonese ne Itali nuk ndodh si normalisht pasi rivaliteti midis tifozerive eshte shume i madh nese nje skuader angleze gjermane apo spanjolle shkon ne finale i gjithe vendi behet tifoz me te pasi perfaqeson nje krenari kombetare. Duke u ndalur tek vlerat dhe forca e kundershtarit Leonardo theksoi Interi dhe Bajerni jane skuadra qe kane potencial per te perballuar te gjitha fazat e sezonit dhe eshte e qarte qe kane edhe mundesine qe te perballen si te barabarte. Megjithate skuadra qe une drejtoj eshte kampione e Evropes ne fuqi dhe kampione edhe ne sjelljen e saj prandaj eshte e qarte qe do te futet ne fushe e bindur per mundesine e kualifikimit. A do te pelqeja nje fitore 3-2 E dime qe ndryshe nga kampionati ne Ligen e Kampioneve ky nuk do te ishte ndonje rezultat i shkelqyer.
Zaneti Bajerni eshte nje skuader e madhe
Na presin 180 minuta loje. Kjo eshte diferenca e pare midis kesaj ndeshjeje dhe finales qe luajtem ne maj. Ata kane ndryshuar shume por edhe ne po kalojme nje forme te mire. Keto ishin fjalet e para te kapitenit te Interit Havier Zaneti. Me tej mbrojtesi argjentinas shtoi se Interi do te beje gjithcka qe te ece me shume ne Ligen e Kampioneve. Vitet e fundit kemi arritur qe te fitojme shume trofe dhe keshtu shpresojme qe neser te marrim nje rezultat te mire pasi vetem keshtu do te mund te vazhdojme per me tej - perfundoi Zaneti.