E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani "me i vogel" me Bylisin, barazim pa vlere

Partizani i barabarte me Bylisin. Te kuqte, 15 here kampion vendi, ne zhytje te thelle, ne nje krize te pazakonte ne dekaden e fundit. Te kuqte nuk kane arritur me shume se nje barazim perballe Bylisit, duke mbetur serish ne fund te klasifikimit. Ndaj Bylisit modest, Partizani e nisi mire dhe shenoi shume shpejt me ane te Karapicit. Hallaci kroson nga e majta drejt zones dhe Karapici, i ndodhur ne vendin e duhur, ne te 13-en minute, godet sakte me koke. Ne pjese te dyte, nje nderhyrje e qendermbrojtesit te Partizanit ndaj sulmuesit kryesor te Bylisit, Nenaj, eshte konsideruar e parregullt nga gjyqtari i ndeshjes, Shpetim Guce. 11- metersh ne favor te mallakastrioteve. Roland Nenaj perballe portierit Shehi barazon. Ne fund te ndeshjes Partizani mbetet me 10 lojtare. Gjyla merr karton te kuq. Futbollisti i larguar debaton me trajnerin e Partizanit, Hasan Lika. Ne kampin e kuq situata nuk eshte e mire dhe kete nuk e tregojne thjesht rezultatet dhe ndeshjet e dobeta..

Momenti i Teutes

Elbasani turperohet ne shtepi nga Teuta e Staroves. Sulmuesi i Teutes, Mile pason bukur ne zone per Vilen dhe ky i fundit perballe me portierin Osmani nuk fal, duke shenuar golin e vetem te ndeshjes ne minuten e 78-te. Tifozet vendas kane protestuar ne fund kunder trajnerit te ekipit te tyre, Mirel Josa. Apolonia barazon me Flamurtarin, 1-1 Ne minuten e peste te pjeses se pare, braziliani i Apolonise, Xhunior gjeti rrugen e rrjetes, duke kaluar ne epersi Lushnjen, por barazon shpejt Flamurtari. Apolonia, kater minuta nga fundi nuk mundit dot te shenoje golin e epersise, ne momentin me te mire ne pjese te pare, me 11 metersh, pasi Shoshi perballe portierit Mocka te Flamurtarit goditi traun e portes. Lushnja mundet nga Besa, 0-1. Ilir Daja orientoi nje ekip fitues ne Lushnje. Ne pjesen e dyte loja shkoi me keq per "lagunaret". Ne minuten e 83-te te ndeshjes, Leci i dha fitoren Beses se Kavajes.

Vllaznia, barazim perballe Shkumbinit ne "Loro Borici". Doci shenoi ne pjese te pare per vendasit. Shkumbini barazon me ane te Rizvanollit, i cili shenoi ne fillim te pjeses se dyte. Pas golit te Shkumbinit, tifozet e Vllaznise kontestuan ekipin e tyre, qe drejtohet nga trajneri, Agim Canaj. Pak minuta me tej vjen goli i dyte, me autor Viorenin Sinanin, i cili merr nje pasim te sakte nga Suad Lici, qe kishte depertuar fuqishem drejt zones. Sinani pati mundesi per te shenuar golin e trete, por Llani nuk e lejoi topin te shkoje ne rrjete. Rizvanolli shenoi ne minuten e fundit te ndeshjes golin e barazimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›