E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheta provokon tifozet

Ne e ndeshjen Elbasani-Teuta, mbrojtesi Arjan Sheta krijoi nje moment acarimi me tifozet e ekipit te tij, ne fund te pjeses se pare. Sheta merr topin dhe e shkelmon ne drejtim te tifozeve per shkak te kontestimeve te ketyre te fundit gjate pjeses se pare ku loja e Elbasanit ishte e dobet. Gjyqtari kryesor ka dhene karton te verdhe per kete gjest te lojtarit. 18 minuta nga fundi Arjan Sheta largohet nga loja me karton te kuq, pas nje nderhyrje te rende ndaj nje lojtari te Teutes. Elbasani luan me 10 lojtare dhe Teuta gjen fitoren e pare jashte fushes. Numri i tifozeve te Elbasanit, te pranishem ne shkallet e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", per te ndjekur ekipin e tyre ishte i pakte, krahasuar me javet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›