Partizani, me imazh sulmues kundër Dinamos

ASA (Albania Sport Agency)- Partizani do të ketë një fytyrë tërësisht sulmuese në derbin kundër Dinamos. Të kuqtë vinë në përballjen me blutë e Redi Jupit, pas tri fitoresh rresht në fazën e tretë. Gerhard Progni do të jetë nga minuta e parë së bashku me vlonjatin Abilaliaj. Mesfushori Viktor Gjyla do t'i rikthehet stolit.
Progni ka marrë vlerësimet e presidentit të Partizanit, Albert Xhani, edhe pse sulmuesi i ri nuk po përjeton momente të mira. Partizani, pas stërvitjeve me ngarkesë të plotë (paradite dhe pasdite), sot do të zhvillojë vetëm një seancë.
Dy ballafaqimet e para gjatë sezonit aktual dhanë në fazën e parë një barazim pa gola(0-0) në fazën e parë, ndërsa në të dytën Partizani fitoi 2-1: gola të Fatjon Tafaj e Arbër Abilaliaj për të kuqtë dhe Vangjel Miles për Dinamon.
Partizani ndodhet në vendin e 4-t në renditje me 45 pikë, ndërsa Dinamo në gjashtin, me dhjetë pikë më pak se rivali i tyre kryeqytetas.
Në javën e 25, Partizani fitoi me Elbasanin (1-0), ndërsa Dinamo humbi me Besën (2-0).