E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devi Mukaj, stërvitje e diferencuar, kthehet në Tirana-Flamurtari

ASA (Albania Sport Agency)- Devi Mukaj i është rikthyer stërvitjes së diferencuar, por rikthimi i tij në fushë kërkon të paktën edhe dhjetë ditë kohë. Kapiteni ndjen ende dhimbje në kofshë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndërkombëtare të Shqipërisë me Slloveninë. Muka pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen Tirana-Flamurtari, që do të luhet më 14 prill 2007. Në ndeshjen e radhës kundër Kastriotit në Krujë do të mungojë edhe Klodian Duro, për shkak të plotësimit të numrit tre të kartonëve të verdhë. Tirana ndodhet në vendin e parë me 55 pikë, ndërsa rivali i saj i ditës së shtunë, Kasrtrioti me të cilin fitoi në Tiranë 7-3 (fazën e parë) dhe humbi 2-1 në Krujë (fazën e dytë) ka grumbulluar vetëm 25 pikë. Kastrioti do të drejtohet nga Ramadan Ndreu pas vetëlargimit të Petrit Haxhiaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›