E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith uron qytetaret e Republikes se Kosoves

Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Pieter Feith i ka uruar dje qytetaret e Kosoves me rastin e njevjetorit te pavaresise. "Ne pervjetorin e pare te pavaresise se Republikes se Kosoves, une shpreh urimet me te ngrohta per te gjithe qytetaret e saj. Ne, partneret tuaj nderkombetare, kemi rrugetuar se bashku me ju gjate vitit te kaluar dhe kemi deshmuar ndryshimet e medha qe kane ndodhur ndersa ju filluat te ndertonit te ardhmen e ndritur si nje shoqeri demokratike dhe shume-etnike", thuhet ne letren e urimit te Feithit. Nderkohe qe festojme - ka theksuar Feith, nevojitet gjithashtu te jemi te vetedijshem se rritja shoqerohet gjithnje nga sfidat. "Ka shume pune per te bere nga udheheqesit e Kosoves dhe nga te gjithe ne ndersa ecim perpara ne te tera fushat e reformave dhe pajtimit dhe krijojme nje jete te stabilitetit dhe paqes me mundesi te barabarta per te gjithe", eshte shprehur ai. "Ne i urojme qeverise dhe gjithe qytetareve te Kosoves gjithe te mirat ne punen e tyre per t'i dhene forme te ardhmes dhe ofrojme perkrahjen tone per ju ne te gjitha perpjekjet tuaja per t'iu afruar strukturave evropiane dhe atlantike ne muajt dhe vitet e ardhshme", perfundon urimi i perfaqesuesit civil nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›