E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, pro dialogut vetem nese palet bien dakord

Nga Ilirjana A. Bajo

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane vullnetin te ulen ne tryezen e bisedimeve mes Kosoves e Serbise, nese ftohen, per te ndihmuar ecjen perpara te ketij procesi. Por, qe kjo te ndodhe, varet nga palet. Kete pohim e beri dje per Radion Evropa e Lire, ne nje interviste, zevendesndihmes-Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones.

Po mbushet nje vit nga shpallja e pavaresise se Kosoves. Ne perspektiven amerikane, si ka ecur shteti i Kosoves?

Shtetet e Bashkuara deshirojne te urojne popullin dhe Qeverine e Kosoves ne njevjetorin e shpalljes se pavaresise me 17 shkurt. Ka qene nje vit i mbushur me pune te jashtezakonshme dhe arritje. Populli dhe Qeveria e Kosoves kane me cfare te krenohen.

Kemi pare gjate nje viti Kushtetuten e re, dhjetera ligje te miratuara, kilometra te tera rruge te reja dhe dhjetera shkolla te ndertuara. Kudo qe t'i hedhesh syte ne Prishtine, dhe une isha atje vetem pak jave me pare, sheh shenja perparimi. Duke folur ne emer te Shteteve te Bashkuara, mund te them se jemi shume krenare qe kemi qene pjese e ketij procesi.

Me gjithe perparimin e shenuar, se fundi drejtori i Zbulimit Kombetar Amerikan, Dennis Blair, percaktoi Ballkanin, e ne vecanti statusin e pazgjidhur te serbeve te Kosoves, si sfiden kryesore per Evropen. Cfare kuptohet me status te pazgjidhur politik te serbeve te Kosoves? A eshte kjo shenje e ndonje ndryshimi te mundshem ne politiken amerikane ndaj veriut te Kosoves?

Jo, jo, aspak. Me duhet te flas drejtperdrejt me zotin Blair, por ajo qe ai nenkupton, eshte fakti se ka ende njerez ne Kosove qe nuk e njohin apo nuk e respektojne autoritetin e Qeverise ne Prishtine. Ky eshte nje problem qe duhet te adresohet dhe per kete arsye misioni i Bashkimit Evropian per rend e ligj eshte vendosur ne gjithe Kosoven. Misioni po perpiqet te njehsoje gjithe strukturat e rendit dhe ligjit nen nje administrate te vetme.

Por, nuk eshte sekret se veriu i Kosoves paraqet sfide per autoritetet vendore. Cili eshte qendrimi amerikan ndaj zhvillimeve ne veri?

Qendrimi i Shteteve te Bashkuara eshte se respektojme sovranitetin e Kosoves brenda kufijve te saj. Ne po punojme permes EULEX-it dhe strukturave te tjera nderkombetare per te zgjidhur dallimet, ne menyre qe Qeveria ne Prishtine te ushtroje autoritetin ne gjithe territorin e vendit.

A po punoni me Beogradin per ceshtjen e serbeve te Kosoves dhe cilat jane sinjalet qe vijne nga Serbia?

Padyshim, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian jane ne kontakt me Qeverine ne Beograd. Ne po punojme per marredhenie konstruktive me Serbine, ndonese eshte e qarte se kemi mosmarreveshje rreth Kosoves. Ne do te deshironim qe t'i zgjidhnim keto dallime dhe po punojme ne rruge pragmatike per t'i adresuar dallimet ne qendrime.

Nje nga menyrat e rekomanduara per zgjidhjen e dallimeve eshte dhe propozimi i Ban Ki Moonit per bisedime teknike Prishtine-Beograd. Kosova ka thene se do te bisedoje me Beogradin vetem si shtet sovran dhe me ndermjetesimin e SHBA-ve dhe BE-se. A planifikojne SHBA-te te perfshihen ne nje dialog te tille te mundshem?

Shtetet e Bashkuara do te mbeshtesin cdo lloj dialogu mes Prishtines e Beogradit, per te cilin bien dakord palet. Ne kemi vullnetin te ulemi ne tryezen e bisedimeve, nese ftohemi, per te ndihmuar ecjen perpara te ketij procesi.

Por, a do ta shtyni perpara nje dialog te tille?

Mendoj se ne do te mbeshtesim cdo lloj dialogu dhe i nxisim te dyja palet qe te punojne drejt ketij qellimi.

Por, nuk do te jeni nismetar i nje dialogu te mundshem, apo jo...?

Mendoj se iu pergjigja pyetjes suaj. Ne e mbeshtesim dialogun dhe mendoj se jemi te vullnetshem te marrim pjese ne te, nese do te ftohemi. Por, qe kjo te ndodhe, varet nga palet.

Tashme shumekush eshte i njohur me krizen globale financiare dhe SHBA-te jane goditur nga kjo krize. A do te ndikojne zhvillimet e brendshme ekonomike ne perfshirjen amerikane ne projektet e zhvillimit ne Kosove dhe ne rajon?

Keni te drejte - gjithe bota po perpiqet t'i pershtatet kushteve te reja ekonomike. Shume njerez ne Shtetet e Bashkuara, ne Evrope dhe ne Kosove po vuajne pasojat e kesaj krize. Shtetet e Bashkuara nuk kane asnje plan per t'u terhequr nga angazhimet politike apo ekonomike ne Kosove.

Pervec Kosoves, cilat jane shqetesimet e tjera te administrates se re amerikane ne Ballkan?

Shtetet e Bashkuara vazhdojne te mbeten shume te angazhuara ne Ballkan. Ne mbeshtesim zhvillimin dhe qendrueshmerine politike ne gjithe rajonin. Po punojme ngushte ne Bosnje-Hercegovine dhe po mbeshtesim proceset ne teresi ne rajon. Mendoj se ka nje numer zhvillimesh pozitive, por na duhet te vazhdojme te punojme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›