E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet nga puna zjarrfikesi, rreh drejtorin

BERAT - Ka perfunduar ne pranga te policise punonjesi i repartit te zjarrfikeses ne qytetin e Beratit, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj drejtorit. Burime te Komisariatit te Policise Berat bejne me dije se mbremjen duke u gdhire dita e djeshme u be arrestimi i Ilir Simos, punonjes prane repartit te zjarrfikeses ne kete qytet. 34-vjecari mesohet te jete grindur dje me drejtorin e tij, Skender Vrakaj dhe ne grindje e siper dyshohet ta kete qelluar ate. Drejtori Vrakaj mesohet t'i kete komunikuar largimin nga puna 34-vjecarit, ne kuader te rikonstruktimit te repartit, gje e cila eshte kundershtuar nga punonjesi.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›