Topi, mbeshtetje per banoret e Gerdecit per tragjedine
Kreu i shtetit deklaron mbeshtetje ndaj familjeve te demtuara gjate shperthimit ne Gerdec, me 15 mars, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere.
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti dje ne Presidence nje perfaqesi te punonjesve te fabrikes se cmontimit te Gerdecit dhe e familjareve te tyre, qe u preken nga shperthimi tragjik. Perfaqesia ne emer te punonjesve dhe banoreve te Gerdecit e fshatrave perreth, qe u preken nga shperthimi tragjik i 15 marsit, e njohu kreun e shtetit me problemet dhe pasojat me te cilat po perballen ne jeten e tyre te perditshme, duke kerkuar nje zgjidhje sa me te shpejte dhe te drejte te kesaj situate te veshtire.
Presidenti Topi, pasi i degjoi me vemendje shqetesimet e perfaqesise, u shpreh se eshte detyrim institucional dhe njerezor njekohesisht per t'u ofruar gjithe mbeshtetjen e mundshme per normalizimin dhe zgjidhjen sa me te shpejte dhe transparente te situates.
Topi dha udhezimet e nevojshme ne menyre qe te sensibilizohen menjehere te gjitha strukturat perkatese dhe te prekurit nga shperthimi i Gerdecit te marrin sa me shpejt nje informacion te sinqerte, korrekt dhe transparent. Kreu i shtetit nuk ka munguar te shprehet edhe njehere ne ndihme te ketyre banoreve, duke kerkuar t'ua lehtesojne sadopak dhimbjen, me ate cka qeveria ka mundesi, duke shfrytezuar te gjitha burimet ne nje kohe sa me te shpejte. Nderkohe, qe ky eshte takimi i dyte qe perfaqesues te ketyre banoreve zhvillojne me kreun e shtetit, duke i parashtruar atij dhe shqetesimin per zvarritjen e procesit te shperndarjes se fondeve te dhena nga ana e qeverise shqiptare, njeheresh duke paralajmeruar dhe rrezikun e perdorimit korruptim te ketyre fondeve. Pakenaqesi kane shprehur dhe per ceshtjen e vleresimit te demeve nga ana e komisioneve te vleresimit, ku, sipas tyre, nuk kane qene te pakta rastet qe jane trajtuar me ndihme dhe jane futur ne listen e shperblimit disa here te njejtet persona. Cka e komprometon tere perpjekjen e qeverise per te ndihmuar te mbijetuarit. Topi ka garantuar marrjen e te gjitha masave ndaj ketyre shqetesimeve.