Partizani në gjysmëfinale. Kur “Dhëmbi” ngulet me dorë

Albania-sport - Partizani gjysmëfinalist dhe një hap më shumë drejt finales. 97 minuta lojë kundër Vllaznise më rezultatin 0-0 në "Selman Stërmasi", të cilat edhe të kombinuara edhe me 93 minutat e takimit të parë 1-1 në "Loro Borici", u dhanë "demave të kuq" lejëkalimin për në gjysmfinalen e edicionit të 55 të Kupës së Shqipërisë, përmes një dramaciteti ta jashtazakonshëm të përjetuar nga 1500 shkodranë, shumë më të shumtë se mbështetësit të Partizanit. Dy barazime të drejtpërdrejta që sollën dhe largimin pa humbje të Vllaznisë.
Partizani, i cili Kupën e fundit e fitoi në sezonin 2001-2002, tashmë konfigurohet si një nga katër pretendetet për të synuar trofeun e 16 më Kupën e Shqipërisë, ku përvec tij në Grupin 1, këtë të drejtë e fituan edhe Besa (eliminoi Dinamon: 2-1, 0-2) dhe Shkumbini (eliminoi Turbinën: 4-0, 2-1)
Protagonisti i cmuar ishte Paulin Dhëmbi, kapiteni i Partizanit në ndeshjen e kthimit falë atij goli të cmuar (dhe shumë të diskutuar) të realizuar në Shkodër.
Partizani më agreësiv në dhjetë minuta të parë, më pas niveli i lojës barazvlerësohet nga disa përpjektje sporadike të shkodranëve.
Tridhjetë minutat e parë të sfidës patën një rritëm të kënaqshëm, por pa agresivitet në drejtim të portave kundërshtare, ku vecohen përpjekjet e shkëputura të Progrit, Bakaj me kulm rastin e Dritan Babamustës, që arriti të finalizojë nga një distancë prej 10-11 metrash. Edhe Vllaznia ka në bllokun e shënimeve emrat e senegalezit El Haxhi Goudjabi dhe për më tepër një rast të humbur nga taleniti Xhevair Sukja në të 34, e më pas edhe të një mundësie tjetër të humbur.
Trajneri Josa realizoi zëvendësimin e parë në të 40' kur hodhi në fushë Nevian Canin në vend të Franc Ahit, për ta përsëritur edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë: Klevis Dalipi në vend të El Haxhi Goudjabi në të 54' dhe Gilman Lika në vend të Uliks Kotrri në të 62'. Në të njëjtën linjë ishte edhe trajneri i Partizanit, teksa një minutë më pas, në të 63' hodhi në vend të sulmuesit Arbër Abilaliaj, teksa më pas do të hidhte për konsum taktik edhe Enkel Alikaj në vend të Elis Bakaj.
Momenti më kulmor i takimit ishte minuta e 86' kur Shehi goditi dobët një top ridërgimi, por sfera mbërriti te Dalipi, i cili duke parë edhe pozicionin e portierit të Partizanit gjuajti nga larg, durrsaku grushtoi në një pozicion të vështirë dhe aty mbrojtja e Partizanit e largoi rrezikun. Enco Malindi rrezikoi në të 88' por pa mundur të shënojë. Gjyqtari Shkëlqim Guce akordoi 5 minuta shtesë të cilat më shumë shtuan presionin psikologjik në stadium dhe dhënien e një kartoni të verdhë për portierin e Partizanit, Orges Shehi në rolin e një "administruesi" klasik të kohës së cmuar.
Partizani eliminoi gjatë rrugës së tij deri në gjysmëfinale Gramozin (2-2, 2-1), Lushnjën (1-0, 1-0) dhe në cerekfinale Vllazninë (1-1, 0-0).
SKEDA
PARTIZANI: Shehi, Pinari, Tafaj, Hallacci, Gjyla, Dhëmbi, Babamusta, Muzaka, Elis Bakaj (Alikaj 83'), Progni, Abilaliaj (Malindi 63')
Trajner: Hasan Lika
VLLAZNIA: Grima, Vukcevic, Dabulla, Osja, Lici, Ahi (Cani 39'), Hoti, Kotrri (Lika 62'), Doci, Sukaj, Gudjabi (Dalipi 54')
Trajner: Mirel Josa
Gjyqtarë: Sh.Gucce, F.Elezi, E.Koreshi
Kartona të verdhë: Shehi, Dhëmbi / Ahi, Doci