E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa: “Eliminimi? Ramë në lojën e Partizanit”

"Eliminimi i Vllaznisë? U larguam nga Kupa pas dy barazimeve dhe për shkak të golit të shënuar nga kundërshtari në fushën tonë. Gjithsesi sot luajtëm pa e marrë parasysh atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Luajtëm një pjesë të parë të kujdesshme dhe ku dolëm dy herë për gol por nuk finalizuam dot në portën e Partizanit. Në pjesën e dytë dëshmuam një mefshtësi në sulm. Qoftë sulmi ashtu dhe mesfusha, sidomos krahu i majtë duhet të punonte më mirë. U eliminuam nga Kupa e Shqipërisë, tani e gjithë vëmendja jonë do të përqendrohet në kampionat. Gjithsesi u eliminuam nga një skuadër, e cila e kërkoi kualifikimin falë dhe avantazhit të golit të shënuar në fushën tonë. Tani na duhet të përgatitemi për ndeshjen me Shkumbinin në Shkodër. Ne duhet t'i japim të gjitha forcat tona në kompeticionin e kampionatit. Objektivi ynë është kampionati. Lojtarët u impenjuan, por ne ramë në ujërat e Partizanit. Biseda me gjyqtarin? Thjesht ishte një kontakt normal, por ata nuk duhen të tregohen më të zgjuar se ne që e shohim ndeshjen nga bankina. Dha një karton të verdhë jo në momentin e duhur"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›