Gjermania në skanerin e statistikave

GOLAT- Katër lojtarë kanë shënuar 7 golat e Gjermanisë në katër ndeshjet e para të Euro 2008-s. Lukas Podolski, ka shënuar thuajse gjysmën e tyre: 3 gola, i ndjekur nga kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak me 2 gola. Miroslav Kloze e Bastian Shvajnshtajger kanë shënuar nga një gol. Gjermania ka pësuar 4 gola, me një mesatare 1 gol për ndeshje.
NDESHJET – Lotar Mateus me 150 ndeshje është dhe futbollisti që mban rekordin me Kombëtaren gjermane, ndërsa përsa i përket numrin të golave, atë e mban Gerd Myler me 68 të tilla. Në ekipin aktual të Gjermanisë (Euro 2008), lojtari me më shumë ndeshje ndërkombëtare është kapiteni Mikael Balak (85). Golashënuesi më i mirë në formacionin e Johakim Lëvit është Miroslav Kloze (40), i ndjekur nga Balak (38). Sa për kuriozitet ndeshja e parë e Miroslav Klozez ka qenë ajo kundër Shqipërisë, më 24 mars 2001, një takim i përfunduar 2-1. Kloze hyri si zëvendësues në atë takim dhe shënoi dy minuta përpara përfundimit.
30-VJECARËT - Lojtari më i moshuar i Kombëtares gjermane është portieri Jens Lehman: 38 vjec (mbush 39, më 10 nëntor). Gjermania ka në skuadrën e saj vetëm pesë lojtarë mbi 30-vjecarë: Lehman (38), Balak (31), Frings(31), Enke (30), Kloze (30).
TË HUAJT – Gjermania ka në radhët e saj pesë lojtarë që kanë lindur jo në Gjermani: Kloze (Poloni), Podolski (Poloni), Trockovski (Poloni), Nojvil (Zvicër) e Kuranji (Brazil).
3 FUTBOLLISTË- Nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Johakim Lëv, vetëm 3 lojtarë nuk luajnë në Bundesligën gjermane: Mikael Balak luan në Angli (Celsi), Kristof Metzelder në Spanjë (Real i Madridit) dhe David Odonkor po në Spanjë (Real Betis). Portieri Jens Lehman, cili sezonin e fundit e mbylli me Arsenalin në Angli, tashmë është një lojtar i Shtutgardit.
KARTONËT- Ashtu si Turqia (Volkan Demirel), edhe Gjermania është ndëshkuar me një karton të kuq: Bastian Shvajnshtajger. Gjermania është ndëshkuar me pesë kartonë të verdhë: Lehman, Balak, Lahm, Shvajnshtajger e Arne.
FAULLAT- Gjermania ka shaktuara 57 faulle, teksa kundërshtarët asaj vetë i kanë shkaktuar 67 faulle. Mikael Balak qëndron në krye në të dyja listat specifike: 14 faulle të shkaktuar, 12 faulla të pësuar. 13 lojtarë kanë shkaktuar 57 faulle, dhe po kaq janë lojtarët që kanë pësuar 67 faullet.
Gjermania në Europiane
Francë 1960 Nuk hyri
Spanjë 1964 Nuk hyri
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Kampion
Jugosllavi 1976 Finale
Itali 1980 Kampion
Francë 1984 Raundi i parë
Gjermani 1988 Gjysmëfinale
Suedi 1982 Finale
Angli 1996 Kampion
Belgj.-Hol.2000 Raundi i parë
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Gjysmëfinale
Totali: 10 pjesëmarrje, 3 herë kampion
Gjermania në Euro 2008
Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 4
Gjuajtje në total: 49
Goditje nga këndi: 20
Kartonë të verdhë: 14
Pasa në total: 1938
Pasa të kompletuar: 707%