E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuari per vjedhje rreh policin pas aksidentit

I denuari per vjedhje godet me grushte punonjesin e policise se Patrulles se Pergjithshme, teksa ruante nje vendngjarje aksidenti. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite ne lagjen "Partizani" te qytetit te Shkodres. I ndaluari eshte Viljan Bajrami 37 vjec, banues ne lagjen "Vojo Kushi", i njohur si kontingjent kriminal nga blute. Gjate nje aksidenti rrugor, motocikleta ka dale nga rruga dhe policia nisi hetimet per kete aksident ku eshte perfshire dhe i dyshuari. Teksa grupi hetimor ka lene nje efektiv ne vendngjarje, 37-vjecari eshte perpjekur te largohet pa kryer verifikimet dhe gjate kesaj kohe konfliktohet me policin. Ne sherr e siper ai ka goditur me grusht policin, por eshte ndaluar brenda disa minutash nen akuzat "goditje per shkak te detyres" dhe "fyerje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›