E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava ne Tirane, Durres e Gramsh

Edhe fundjava qe u mbyll pati nje bilanc te renduar viktimash nga aksidentet ne Tirane, Durres dhe Gramsh. Brenda dites se shtune, nje person humbi jeten dhe 9 te tjere u plagosen rende gjate perplasjes se mjeteve apo daljes se tyre nga rruga. Me te renda kane qene ngjarjet e kryeqytetit, ku ne aksidente u shenua nje i vdekur dhe tre te plagosur qe perfunduan ne spital. Po gjate dites se shtune, ne Gramsh, nje makine me targa te ketij qyteti, me karroceri, qe udhetonte ne aksin Elbasan-Gramsh, doli nga rruga duke bere disa rrokullisje. Ne bord kane qene 17 persona, ku 5 prej tyre perfunduan ne spital me plage te renda. Per fat te mire mjeti nuk i ka zene nen vete udhetaret, kurse shkak ka qene mbingarkesa me udhetare dhe gabimi i shoferit. Ngjarja e fundit ndodhi ne aksin Ura e Dajlanit-Durres, kur dy motocikleta u perplasen me njera-tjetren duke shkaktuar nje te plagosur. Per te gjitha ngjarjet policia mori nen hetim drejtuesit e mjeteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›