Tifozet ne ndeshjen me Shkumbinin, me flamur gjigant
Fier - Nje flamur gjigant i Apolonise do te shpaloset sot ne shkallet e stadiumit "Loni Papuciu". Grupimi me i ri i tifozeve fierake, i quajtur "Brigada C" ka pergatitur kete flamur. Ndeshjet e fundit te Apolonise, nen drejtimin e trajnerit serboboshnjak, Esat Karishik dhe rezultatet pozitive qe jane arritur prej tij kane shtuar euforine e tifozeve te mrekullueshem fierake. Cdo ndeshje, si ne Fier dhe ne takimet jashte qytetit te Fierit, ky grupim tifozesh ka qene prezente, ne perkrahje te Apolonise, me kore dhe duartrokitje.
Momenti i mire qe po kalon ekipi dhe tifozeria e tij kane ndjere nevojen e me shume simboleve, banderolave, fanellave, flamujve, qe identifikojne ekipin e Apolonise. Mungesa e tyre ne stadiume ka organizuar nje grupim te ri tifozesh, te cilet do te mbajne emrin "Brigada C" . Prezantimi i flamurit do te behet gjate ndeshjes se ardhshme, Apolonia - Shkumbini. Vec banderolave qe prezantojne kete grup dhe atyre qe perkrahin ekipin do te paraqitet dhe nje flamur gjigant i pergatitur me kete rast me permasa prej 40 metra gjatesi dhe 4 metra gjeresi, ne ngjyrat bardh e jeshil, me stemen e Apolonise ne qender. Valentini, Markeli, Palioni, Klajdi, Arbeni, Floriani, Gjergji, Vironi dhe shume te tjere, si dhe rrobaqepesi i njohur fierak, Ilmi Ismaili i cili per 5 ore qepi kete flamur, me shume dashamiresi do te jene ne perkrahje te Apolonise. Ismaili u shpreh, pas ketij momenti: "Me eshte dukur vetja si Marigoja qe qepi flamurin kombetar. Nuk shkoj me ne stadium, qe prej vitit 1992, por cunat me kerkuan te realizoj kete kryeveper te ideve te tyre dhe me detyruan qe te rikthehem perseri ne stadium per te perkrahur ekipin e zemres. "Brigada C" premton se do ta punoje pa u lodhur ne detyren e saj, ate qe ka bere gjithmone, edhe atehere kur Apolonia ka qene ne veshtiresi te mbeshtese ekipin e zemres se fierakeve, Apolonine. Gjithashtu "Brigada C" u drejton edhe nje thirrje gjithe qytetareve te Fierit, qe vijne ne mase ne stadium per te perkrahur "Djemte e Diellit" te Apolonise. Spektakli nuk do te mungoje edhe ne shkallet e stadiumi "Loni Papuciu".