E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, transferta një “vrasje me pagesë”Tri ndeshje ne transferte, tri humbje, asnjë gol i realizuar, ndryshe nga takimet në “Selman Stërmasi”: tri ndeshje, tri fitore

Publikoje ne:

Humbje 1-0 me Bylisin në Ballsh, 5-0 me Adën në Velipojë, 3-0 me Luftëtarin në Gjirokastër. Ky Partizan nuk funksionon në transfertë. Tri ndeshje, tri humbje, asnjë gol i realizuar, ndryshe nga takimet në “Selman Stërmasi”: tri ndeshje, tri fitore. Në stadiumin e “Gjirokastra”, duket se ka pasur një duel të madh, midis 27-vjeçarit tiranas të Luftëtarit, Erald Pustina dhe skuadrës së Partizanit. Tre gola të Pustinës: 41’, 53 e 81’. Partizani e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sokol Ishkës..

Në takimet e tjera, Kamza fitoi 2-0 me Memaliaj, Lushnja barazoi pa gola me Elbasanin, Bylisi fitoi 2-0 me Sopotin. Ada fitoi 4-0 me Bishtin, Besëlidhja barazoi 1-1 me Burrelin. Turbina fitoi 3-2 me Skraparin. Pogradeci-Gramshi luhet të hënën në Korçë. Bylis kryeson i vetëm me 15 pikë.

KATEGORIA E PARË
JAVA 6, 15:30

Kamza-Memaliaj  2-0
Lushnja-Elbasani  0-0
Bylis-Sopoti  2-0
Luftëtari-Partizani 3-0
Besëlidhja-Burreli  1-1
Ada-Bilishti  4-0
Turbina-Skrapari 3-2

05.10 15:30
Pogradeci-Gramshi


  E Shtune, 03 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›