E Enjte, 5 Nëntor 2026

Partizani triumfon ndaj Teutës, shpallet kampion për herë të 17-të në histori

 Partizani u shpall kampion i Shqipërisë pasi mundi në duelin e javes se fundit Teutën 2 me 0 në kryqytet.Golat e suksesit ndaj Teutës në ndeshjen e fundit në fushën e vet për të kuqtë u shënuan  nga Rrapaj dhe Cara, nga një në secilën pjesë.

Tirana mundi 2 me 1 Erzenin në transfertë duke e mbyllur Superioren me pikë të barabarta me të kuqtë 67, por skuadra e Partizanit fitoi titullin për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet direkte në sfidat derbi.

Në këtë mënyrë demat e kuq feestuan para tifozeve të tyre titullin e 17 në histori në fund të një kampionati plot me polemika pas incidenteve që prodhoi ndeshja e javës së parafundit Tirana –Bylis, ku ndalesa e bardhebluve I dha mundësi Partizanit të kapte kreun. 

Sa I takon pjesës tjetër të tabeles Kastrioti dhe Bylis rana nga kategoria, ndersa Erzeni do te luaje nje finale play-out me Korabin e kategorise se pare.

Pas Partizanit dhe Tiranes, u rendit ne vendin e trete Egnatia ndersa ne vendin e katert Vllaznia.Rrogozhinasit dhe Tirane do te luajne ne finalen e kupes se Shqiperise per trofeun e dyte te rendesishem te ketij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›