E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova: Une vrapoj vetem

Jeton Selimi
17 shkurti 2008 do te mbetet nje dite e paharrueshme per popullin kosovar. Ate dite, Kryeministri Hashim Thaci, duke folur ne nje mbledhje te jashtezakonshme te parlamentit te Prishtines, ka deklaruar: “Kosova eshte nje shtet krenar, i pavarur dhe i lire”. Nga ai moment, provinca e vogel autonome arriti pavaresine e plote nga Serbia, duke u cliruar nga influenca sllave. Ne fakt, Kosova gjithmone eshte ndjere e pavarur, ashtu sic tregon edhe sporti.
Nga viti 1946 ekziston Federata Kombetare e Futbollit, qe udhehiqet momentalisht nga Fadil Vokrri, qe organizon nga viti 2001 kampionatin maksimal (superligen), ku marrin pjese 16 skuadra. Tre titujt e fundit jane fituar nga Besa, skuadra e Pejes, e trajnuar nga Genc Hoxha. Por ekzistojne edhe kategori me te vogla, si Liga e Pare, Liga e Dyte dhe Liga e Trete. Federata kosovare eshte drejt njohjes nga UEFA dhe kombetarja e saj nuk eshte renditur ne asnje nga ranglistat zyrtare te FIFA-s. Kombetarja kosovare mund te luaje vetem ndeshje miqesore. Mes rezultateve me prestigjioze dhe per t’u vecuar, eshte padyshim fitorja 15 qershorin e shkuar kunder Arabise Saudite me rezultatin 1-0. Lojtaret sigurisht qe nuk jane as fenomen e as miliardere. Por, nese do te mblidheshin te gjithe lojtaret qe kane zgjedhur kombesine shqiptare, ose ndonje tjeter, skuadra kosovare do t’i bente te gjithe te hiqnin te zite e ullirit. Mes tyre, Lorik Cana, mbrojtes i Maresejes, Arjan Beqaj i Anorthosis Famagosta, Besart Berisha (nje te shkuar te Hamburgu), Shefki Kuqi (Crystal Palace), apo edhe ata qe luajne ne Itali, Rijat Shala (Kajliari), Samir Ujkani (portieri i trete i Palermos) e Valon Behrami. Me siguri qe mesfushori i Lacios eshte personaliteti sportiv kosovar me i njohur (lindur ne Mitrovice), ndonese ka marre nenshtetesine zvicerane dhe luan per kombetaren helvete.
Binomi Kosova-sport, nuk eshte vetem futbollit. Ne shtetin e sapolindur te Ballkanit ekziston nje federate basketbolli, qe organizon Siguria Superligen. E panjohur ende nga FIBA, Kombetarja e basketbollit si koleget e futbollit, luan vetem takime miqesore. Por Kosova ka edhe nje federate te tenisit (1996) dhe nje pingpongu. Kjo e fundit eshte e vetmja qe njihet nderkombetarisht edhe pse perfaqesuesja nuk mund te luaje turne zyrtare. Te pakten deri me 17 shkurt, deri ne fjalet e Kryeministrit Thaci “Kosova eshte nje shtet krenar, i pavarur dhe i lire”. Komiteti Olimpik i Prishtines po punon per Pekinin 2008. Edhe nese nuk shkon mbare, perfaqesimi do te behet ne Londer 2012, kur Kosova do te jete me atletet e saj, flamurin e saj, himnin e saj dhe pse jo, medaljet e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›