Partizanit dhe Tirana vene ne prove tifozet
Per bardheblute rikthehet Memelli, me te cilin shpresohet te gjendet goli
Disa lojtare te Partizanit dhe te Tiranes nuk dine rendesine qe ka ndeshja e radhes, derbi. Sipas trajnereve qe kane drejtuar me pare keto ekipe, Bajko, Muca, Mema etj, ndryshimet e shumta qe pesojne ekipet, pothuajse ne cdo sezon, kane pasur nje ndikim negativ ne kete drejtim. Lojtaret aktuale nuk kane perjetuar emocionet e dikurshme te derbit, per shkak se i ka rene dukshem grinta, sidomos gjate dy sezoneve te fundit. Fakt tjeter, sipas specialisteve eshte se njera skuader, Tirana, ndodhet ne krye te klasifikimit dhe synon titullin. Ekipi tjeter, Partizani renditet i fundit dhe kerkon te mbijetoje, per te mos rene ne Kategorine e Pare. Ne pozita te kunderta, tifozet e Partizanit e kane me te veshtire t'i drejtohen stadiumit. Ne ndeshjen derbi, trajneri Shpetim Duro, nuk do te kete ne dispozicion sulmuesin e i ri, Arber Capo, i cili shenoi golin e fitores ne Burrel, per kupe. Capo eshte e vetmja mungese per te kuqte, qe ne 13 jave, kane vetem nje fitore dhe pese barazime. Tirana, pas humbjes me Teuten dhe problemeve mes donatoreve, eshte rikthyer ne ndeshjen e kupes me nje fitore te thelle ndaj Lushnjes, 4-1. Nderkohe, sulmuesi i Tiranes, Migen Memelli, i cili kryeson renditjen e golashenuesve, do te jene ne fushe, si nje force me shume per synimet e trajnerit bardheblu, Blaz Slishkovic.