Barcelona ndikon ne futbollin holandez
Ari Han, ish-lojtari i madh holandez, ne kohen e Krujfit thote se e kaluara e tij si trajner nuk ka qene edhe aq e dhimbshme, per disa arsye: "Sepse di mire, se si funksionojne gjerat. Nuk mund te behet asgje, edhe nese do te do te kete perpjekje per te ndryshuar dicka. Gjithcka shkon sipas nje sistemi qe eshte ndertuar prej kohesh. Sistemi qe funksionon ne Holande eshte kunder meje. Me besoni: Ecet vetem sipas ketij sistemi, qe i ka rrenjet te Reali i Madridit apo te ekipi i Barcelones. Ndryshe jo. Dhe ne te vertete, per shembull, Krujfi dhe Rajkardi kane drejtuar me pare ekipe ne Spanje, kurse une kurre nuk kam qene trajner i Barcelones." Ne fakt ka nje lidhje te forte mes futbollit holandez dhe klubeve te medha te Spanjes. Barcelona dhe Real Madrid shpesh drejtohen nga tregu holandez, per te siguruar lojtare dhe trajnere. Trajneri i kombetares sone gjate karrieres se tij ka drejtuar shume ekipe te huaja, por s'eshte preferuar ne vendin "iberik", asnjehere.