Real Madrid do t’i realizojë ëndrrat

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se tifozët e klubit nuk kanë arsye për t’u brengosur duke insistuar se ëndrrat e klubit do të realizohen.
Perez, i cili verën e kaluar u kthye për aventurën e tij të dytë si president, ishte i bindur se klubi do të kthehet në kulmin e futbollit evropian.
Pavarësisht humbjes 1-0 nga Lyon në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, Perez beson se objektivi kryesor i klubit, titulli i dhjetë i kampionit të Evropës, do të realizohet.
“Nuk duhet të frikësohemi sepse ëndrrat tona do të bëhen realitet”, tha Perez për të përditshmen sportive spanjolle Marca.
“Shembulli ynë ekonomik dhe social është i veçantë. Fuqia e klubit qëndron në stabilitetin e tij institucional. Real Madrid gjithmonë duhet të jetë klubi më i mirë, më ambicioz dhe më modern në botë”, përfundoi ai.