E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partneriteti gjermano vietnamez - Kancelarja Merkel ne Hanoi

Eshte vizita e saj e pare ne Vietnam. Dy here kancelarja e kishte shtyre udhetimin tani kishte ardhur koha thote edhe ajo vete. Gjermania eshte partneri me i madh tregtar i Vietnamit. Por keto nuk jane vetem lidhje biznesi. Vietnamezet konsiderohen si te hapur ndaj Gjermanise. Shume kane qene punetore me kontrate ne ish-RDGJ dhe shume gjermane kane origjine vietnameze. Kryeministrit vietnamez Nguyen Tan Dung Angela Merkel i tha Dy vendet tona jane te lidhura ne nje menyre te vecante sepse ne fakt qindramijera vietnameze kane jetuar ne Gjermani dhe flasin gjuhen gjermane. Afro 4.000 te rinj vietnameze studiojne sot ne Gjermani. Ne duam ta zgjerojme kete ure qe ekziston ndermjet vendeve tona dhe ta shohim si nje shans kulturor per bashkepunimin e dy vendeve.

Rendesia ekonomike e vizites

Ajo shoqerohet nga nje grup sipermarresish te cilet lidhin shpresa te medha me udhetimin. Prodhuesi i teknikes mjekesore Braun nga Melsungen ne Hessen hap ne Hanoi ne prani te kancelares nje fabrike te re per aparatura serumesh. Shefi i kryesise Heinz-Walter Groe deshiron kushte me te mira per investime te reja.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vietnam Merkel Nguyen Tan Dung Hanoi

Ne Vietnam administrata punon shpesh disi ngadale. Ketu duhet patur kujdes kur investon por ketyre kushteve lokale duhet tu pershtatesh. Dhe natyrisht ketu vizita e kancelares mund te ndihmoje qe vemendja te terhiqet ne ceshtje te tilla administrative. Kjo mund tu ndihmoje investitoreve.

Forcimi i shtetit ligjor ne Vietnam

Ndihme ketu do te sjelle nje marreveshje qe Merkel nenshkroi me kryeministrin vietnamez Nguyen Tan Dung nje marreveshje per partneritetin strategjik. Kjo nuk do te forcoje vetem bashkepunimin ndermjet dy vendeve ne aspektin ekonomik. Merkel i kushton vemendje te madhe projekteve arsimore. Nje universitet gjermano-vietnamez ekziston tashme. Nje shkolle gjermane ne Ho Tschi Minh-City ajo do ta rigjalleroje dhe do te forcoje ligjin dhe drejtesine ne shtetin njepartiak.

Ekonomia ka nevoje per korniza te tilla. Dhe ne qofte se Vietnami do te jete nje vend me arsim te larte me diversitet te larte kulturor atehere sigurisht eshte e rendesishme te behen perparime ne te drejtat e njeriut. Prandaj ne i japim rendesi te madhe dialogut ne aspektin e shtetit ligjor.

Ne diten e dyte te udhetimit te saj ne Azi te merkuren 12.10. Angela Merkel viziton ne Ho Tschi Minh-City Saigonin e dikurshem. Atje ajo viziton universitetin gjermano-vietnamez dhe merr pjese ne nje forum ekonomik gjermano-vietnamez.

Autor Bettina Freitag/Angjelina Verbica

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›