Holanda dëmshpërblen emigrantët turq

Një fushatë e cila detyroi 30 mijë turq të regjistroheshin në këto kurse është shpallur si në kundërshtim me një marrëveshje midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
Ministrisë i Brendshëm i Holandës pretendon se përsëri, shumica e atyre që kryen këto kurse nuk i takon ri-mbursimi, por Fondacioni për Viktimat e Integrimit kërkon kthimin pas të shumës prej 100 eurosh për të gjithë pjesëmarrësit.
Kurset u vunë në fuqi në vitin 2007, me miratimin e një Akti të ri Civil, në bazë të së cilit të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Holandë, duhet të kalojnë më parë një kurs.
Megjithatë, një praktikë e tillë u rrëzua dy muaj pas fillimit të saj nga një gjykatë holandeze, e cila vlerësoi se diçka e tillë binte ndesh me një marrëveshje midis Turqisë dhe BE-së, në të cilën thuhej se nuk mund të ketë diskriminimeve midis shtetasve turq dhe atyre brenda hapësirës së përbashkët evropiane.