E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e hapur për biseda me grupin Haqqani

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbesin të hapura ndaj ndonjë marrëveshjeje të mundshme për paqe me Afganistanin, duke përfshirë edhe rrjetin Haqqani, rrjet ky të cilin zyrtarët amerikanë e fajësojnë për një dhunë të profilit të lartë në Afganistan.

E pyetur nëse beson se rrjeti Haqqani duhet të pajtohet me qeverinë e Afganistanit, Clinton tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta mbyllin derën, duke u përpjekur për të përcaktuar nëse ka ndonjë rrugë përpara”.

Zyrtarët amerikanë fajësojnë grupin për sulmet e muajit të kaluar në ambasadën amerikane në Kabul dhe një sulm me bombë që plagosi dhjetëra ushtarë amerikan.

Por, Departamenti i Shtetit deri më tani është përmbajtur nga përcaktimi zyrtar i rrjetit Haqqani, i cili sipas zyrtarëve amerikanë ka bazën në perëndim të Pakistanit, si një organizatë terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›