E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parulla anti-amerikane ne Beograd

Beograd 19 tetor 2011 NOA- Deputetet e Partise Radikale Serbe SRS kane shkaktuar incident para Kuvendit te Serbise ku eshte mbajtur takimi i Grupit Parlamentar te Miqesise se Serbise me SHBA-te. Takimi eshte mbajtur per te shenuar 130 vjetorin e marredhenieve bilaterale mes dy vendeve ndersa ne takim e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane ne Beograd Mary Warlick.

Ambasadorja ka arritur ne Kuvend ne salle me disa anetare te Grupit te miqesise. Nje pjese e anetareve nuk ka mundur te futet brenda sepse radikalet kane bllokuar hyrjen. Ata madje kane dashur te futen me parulla brenda por i ka penguar sigurimi.

Protesta ka zgjatur 20 minuta ndersa radikalet raporton Blic dhe Beta kishin parullat anti-amerikane NATO=krim Vrases ndalni se vrari serbet ne Kosove 20 vjet te krimit amerikan mbi serbe Femijet nuk do tua falim Mary e Pergjakshme...

Ata kane kenduar edhe himnin e Serbise kenget nacionaliste si Vidovdan Behuni gati dhe ato qe i kushtohen te burgosurit ne Tribunalit te Hages Vojislav Sheshel.

Perfaqesuesit e radikaleve u kane thene gazetareve se nuk i kane lene brenda ne salle sepse dicka fshehin ata.

Kane ardhur nga ambasada amerikane per tu thene se si duhet te sillen kur tanket amerikane nisen ne barrikadat serbe ne Kosove. Kete nuk do ta lejojme ka thene deputeti Boris Aleksiq.

Incidenti ka zgjatur 20 minuta pas se ciles radikalet jane shperndare ndersa takimi i Grupit te Miqesise ka vazhduar.

KD/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›