Pas 5 orësh bllokim nga pala greke, rihapet kalimi për automjetet në Qafë Botë

Është rihapur pas 5 orësh kalimi i automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës, që ishte bllokuar nga pala greke.
Burime thanë se shkak për këtë bllokim u bë arrestimi i një doganieri grek që shërbente në pikëkalimin kufitar në Mavromat, ku është instaluar dogana greke.
Nga pala shqiptare thanë se bllokimi ishte i paparalajmëruar, duke penguar kalimin e çdo automjeti, përfshirë edhe autobusët e linjës Sarandë-Athinë.
Automjete të shumtë u detyruan të kthehen mbrapsht, pa mundur të shkojnë në destinacion. Situata krijoi jo pak shqetësim dhe kaos në Qafë Botë.
/rtsh.al/