E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit, por ekziston rreziku i riaktivizimit të flakëve

Pas 2 ditësh, zjarri në fushën e mbetjeve të Elbasanit është shuar. Aktualisht situata është nën kontroll, por ekziston rreziku i riaktivizimit të flakëve për shkaka të gazrave që janë akumuluar në brendësi të mbetjeve.

Flakët kanë djegur thuajse plotësisht të gjithë fushën e mbetjeve, ndërsa shtëllunga të dendura tymi mbuluan zonën, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët.

Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, teksa policia njoftoi një ditë më parë (2 korrik) se ka nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›