E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 8 orësh, dorëzohet autori i vrasjeve në Tuluzë

TULUZË, Francë – Mohammed Merah është arrestuar. I dyshuari për tragjedinë e Tuluzës ishte i rrethuar, i mbyllur në apartamentin e tij që prej mbrëmjes dhe kishte shprehur dëshirën për t’u dorëzuar.

Merah, 24 vjeç, francez me origjinë algjeriane, dyshohet të jetë edhe autor i vrasjeve të parashutistëve të vrarë ditët e kaluara mes Tuluzës dhe Montauban. I rrethuar nga 300 policë, sipas Ministrisë së Brendshme, kishte prahuar të dorëzohej rreth orës 14:30.

Presidenti Sarkozy, i cili menjëherë shkoi në vendngjarje, kishte kërkuar që të kapej i gjallë nga forcat e rendit.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›