Pas 8 vitesh zbulohen sinjale shprese për Nevruz Brahilikën
Merr rrugën drejt Greqisë në vitin 1999 dhe humb kontaktet me familjen në vitin 2000. Historia e përsëritur e emigrantëve shqiptarë në Greqi prezantohet të shtunën e fundit në programin “Njerëz të humbur” në Vizion Plus me historinë e Nevruz Brahilikës. Të shtunën në mbrëmje familja e tij si dhe dy fëmijët e vegjël prezent në studio kanë pritur plot ankth informacionet më të fundit në lidhje me 42-vjeçarin nga Laçi i Burrelit. Nevruzi largohet fillimisht drejt Greqisë në 17 dhjetor të vitit 1999 në fshatin Zagliver dhe punon si bari te një pronar i quajtur Kosta Karatekidhis. Te ky punëdhënës janë punuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Hamit dhe Qamil Mamica.
Nevruzi vjen në Shqipëri për shkak të një konflikti me dy shokët e lartpërmendur, por pas disa javësh është rikthyer sërish në fshatin Zagliver. Pronari grek Kosta Karatekidhis nuk e ka pranuar më në fermën e tij, por e ka dërguar në fshatin Kallamata, ku ka deri në muajin mars të vitit 2000 tek Ilia Panopulos. Nga dëshmitë e fundit që familjarët kanë arritur të marrin mësohet se natën e fundit që Nevruzi është zhdukur, ai ka qenë te Hamit dhe Qamil Mamica. Menjëherë pas denoncimit të historisë gazetarët e “Njerëz të humbur” kanë mundur të komunikojnë me Ilian, i cili ka pohuar se Nevruzi ka punuar tek ai përreth 7 muaj dhe se ishte me dokumente të rregullta në Greqi. Atje ai njihej me emrin Thanasi. Ilia dëshmon se Nevruzi është larguar nga ai më 10 gusht të vitit 2001, pasi ka marrë paratë e punës së bërë prej 800 mijë dhramish dhe se vetë ai e ka shoqëruar me makinën e tij në fshatin Peristerona. Më vonë Nevruzi ka pasur ndërmend të shkonte në një fshat tjetër në Profiti. Ilia nënvizon faktin se Thanasi ka marrë një kartë 1-vjeçare 1997-1998 nga zyra e emigrantëve dhe se në vitin 2000 ka shkuar në bashkinë e Zagliverit ku ka bërë një kërkesë për dokumenta.Ai ka marrë një vërtetim, por nuk ka shkuar më për t`i vazhduar dokumentet në këtë bashki.Të shtunën në mbrëmje nuk munguan telefonta të shumta nga Greqia nga zona e Kalkidhikisë ku një emigrant shumë i ngjashëm më Nevruzin dyshohej se punonte në krasitjen e ullinjve në fshatin Petralona. Ky emigrant ishte nga Laçi i Burrelit dhe se kishte vite që jetonte në këtë zonë. Dyshimi për një punonjës në një karburant në hyrje të Selanikut se quhet Thanas, është nga Shqipëria dhe se mund të jetë Nevruz Brahilika, nuk kanë mbetur në heshtje. Dy fëmijët e tij, Denisa 13 vjeç dhe Aida 7 vjeç, kanë 8 vjet që presin një lajm nga babai i tyre, ndërsa prindërit e Nevruzit si dhe pjesa tjetër e familjes së tij duan të marrin një përgjigje qoftë edhe nëpërmjet një telefonate se Nevruzi është gjallë dhe jeton paçka rrethanave, diku larg Shqipërisë.
SHËNIM
“Për cdo informacion rreth këtyre personave vizitoni faqen www.njereztehumbur.com, shkruani ne adresen aidashtino@vizionplus.tv ose na kontaktoni ne Tel. +355 4 258 488 Fax. +355 4 258 490 pranë redaksisë së emisionit në Vizion Plus. Rr. Don Bosko Nr. 5 Tiranë - Albania”
15 Prill 2008