Rikonstruktohet 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiranë
Përfundon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani”
në kryeqytet. Shkolla iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë si dhe iu shtua një godinë e re 4- katëshe për të plotësuar nevojat e shkollës për më shumë ambiente për nxënësit. Shkolla bën pjesë në e territorin e Njësisë bashkiake numër 4 dhe është përfshirë në listën e shkollave për rehabilitim, në kuadër të zbatimit të projektit për “Ndërtimin dhe Rehabilitimin e Shkollave të Tiranës”, financuar nga CEB. Në inaugurimin e shkollës ka marrë pjesë edhe Kryebashkiaku Edi Rama. Ai uroi komunitetin e nxënësve, mësuesve e prindërve për ndërtesën e re. Shkolla “Ramazan Jarani” ka tashmë 38 klasa mësimore, bibliotekë 40 m2, palestër të mbyllur me mjetet ndihmëse si dhe 5 laboratorë shkencorë. Një hapësirë e veçantë i është kushtuar dhe mjediseve për asistencë mjekësore sociale. Në këtë rikonstruksion janë përfshirë dhe instalimet e ngrohjes qendrore, gjë që do të sjellë lehtësira në zhvillimin e mësimit dhe edukimit.
15 Prill 2008