E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Berishës, Meta: Në shesh në 8 dhjetor, duhet të festojmë

KOMENTET | KODI EMBED | VIDEO TE TJERA | FORMAT KINEMA [ kodi embed per kete video ]


TIRANË- Një tjetër ftesë shqiptarëve për të qenë në shesh për 8 dhjetorin u ka ardhur sot edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Sipas tij, 8 dhjetori nuk është një ditë e shpikur në histori, por është dita më historike për Shqipërinë e re, pasi praktikisht 8 dhjetori është dita e rënies së Murit të Berlinit në Shqipëri. "Për këtë mendoj se është më legjitime që sot të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë ditë, për të treguar vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të përmbushur edhe stadin e fundit të ëndrrës së studentëve në 8 dhjetor që ishte: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropën"- tha Meta.
Sipas kreut te LSI, sot zv.kryeminister, ka shumë arsye se shqiptarët duhet ta festojnë këtë 8 dhjetor, jo vetëm në mirënjohje të gjithë atyre studentëve dhe shqiptarëve që guxuan të rrezikojnë, çdo gjë në emër të lirisë dhe të një Shqipërie Evropiane, por sigurisht për të treguar edhe njëherë tjetër, sipas tij, vendosmërinë e shqiptarëve për të ecur në këtë rrugë të pakthyeshme.

Situaten ne vend, ai e ka quajtur sezon ngacmimesh dhe provokimesh të panevojshme të ngjashme me një grip stinor që duhet lënë pas.

"Nuk kemi nevojë as për akuza të ndërsjella dhe as për thasë me plehra në një ambient që për fat të keq nuk është shumë ekologjik për politikën shqiptare. Kemi nevojë që të gjithë të zhvillojmë përgjegjësitë që kemi marrë nga zgjedhjet e 28 qershorit nga qytetarët shqiptarë, sidomos lidhur me atë që kërkojnë ata, siç është dita e liberalizimit të vizave; një jetë më të mirë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE"- tha Meta, duke iu përgjigjur pyetjes së medieve se si e sheh ai gjuhën mes dy liderëve të opozitës dhe mazhorancës.

Sipas Metës, është momenti që si qeveria ashtu edhe opozita të përqendrohen totalisht te këto sfida që janë vendimtare për gjithë vendin, pasi integrimi evropian është interesi kombëtar që tejkalon mbi çdo interes të mundshëm partiak apo atë të interesit personal.

Ai ka reaguar edhe me simbolikën e përdorur në protestën e vendorëve, (thasët me mbeturina) duke e cilësuar atë të pavend.


**************

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sot me një thirrje gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e asaj që ai e ka cilësuar festa e 8 dhjetorit.
Thirrja është bërë nga mbledhja e kryesisë së PD-së, që pritet të diskutojë për organizimin e këtij manifestimi.
Në fjalën e tij, Berisha është shprehur entuziast që ëndrra e studentëve të dhjetorit është bërë realitet.
"Ju ftoj nga kjo platformë që të festojmë së bashku në 8 dhjetor ditën që ndau historinë e këtij kombi, na ndau epokat e këtij kombi. Ne shembën murin e Berlinit në Tiranë, qëndrojmë në shndërrimin e ëndrrave në realitet, jemi lokomotivë e integrimit të këtij vendi. Ne festojmë më krenarë se kurrë, si qytetarët e një vendi anëtarë të NATO-s dhe nderojmë 8 dhjetorin e 90-ës, pasi BE ka firmosur kërkesën tonë për anëtarësim"- tha Berisha.
Ai kujtoi se së bashku gjatë këtyre 4 viteve qeveria e tij shembi murin e krimit që ndante Shqipërinë me Europën, murin e korrupsioni që kishte mbyllur dyert e integrimit dhe me të njëjtën vendosmëri do të shembë murin e mafies që aleanca punisto mafioze përpiqet të lartësojë çdo ditë e më shumë. "Jemi të vendosur në zotimin tonë për shtetin ligjor "- tha më tej ai.
Berisha ka kujtuar edhe Azem Hajdarin, i cili së bashku me të tjerë studentë qëndruan në krye të përpjekjes për shembjen e murit.
"Le të bëjmë përpjekjen më të madhe deri në ora 04.00 të ditës së martë për të organizuar festën më të bukur, ngrohtë, miqësore, që kryeqyteti ka njohur. Kam bindjen se qytetarët e Tiranës do të dëshmohen në lartësitë e idealeve të dhjetorit"- tha ai.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›