E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel: Zgjerimi i BE, nuk ndalet me Kroacinë

"Zgjerimi i BE-së nuk do të ndërpritet fill pas hyrjes së Kroacisë në familjen evropiane". Deklarata është bërë sot nga drejtori i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor Pierr Mirel, i cili ka qetësuar vendet e interesuara se nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar.
Sipas tij, rreziku më i madh për BE nuk është në shqetësimin që ekziston brenda BE-së sa i përket procesit të zgjerimit, por te vendosmëria e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu përballur me sfidat kryesore.
Mirel ka shtuar më tej, se Ballkani Perëndimor duhet të shohë me seriozitet kushtet për anëtarësim dhe të ecë drejt procesit të stabilizimit.
Ai ka folur me tone optimiste edhe për Serbinë, për të cilën deklaron se ka shanse që marrëveshja e tregtisë mes saj dhe BE-së të shkrihet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›