E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Berishës, PS thërret në interpelancë Imamin

Arben Imami

Një ditë pasi Partia Socialiste kërkoi një interpelancë urgjente me Kryeministrin Sali Berisha për marrëveshjet koncensionare të shfrytëzimit të kromit në Bulqizë dhe të minerareve në të gjithë Shqipërinë, vjen një tjetër kërkesë e saj, kësaj rradhe për ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

PS ka depozituar kërkesën e saj në Parlament bazuar në nenin 96 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë për Interpelancat.

Thërritet për të dhënë shpjegime dhe paraqitur qëndrimin e Qeverisë, zoti Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes lidhur me Zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.- thuhet ndër të tjera në kërkesën e PS-së.

Më tej, në kërkesën e firmosur nga deputeti Piro Lutaj, thuhet se në interesin e kësaj interpelance përfshihet zbatimi i ligjit Për Gradat, Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit ..; zbatimi i ligjshmërisë në  ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës  dhe  i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i F.A.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›