E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen Rama dhe Meta, pritet të diskutohet për presidentin

Dy ish aleatët, Edi Rama dhe Ilir Meta do të zhvillojnë sot takimin e tyre të parë zyrtar pas disa vitesh. Sipas informacioneve takimi do të zhvillohet në orën 12.30 në hotel “Sheraton”.
 

Zgjedhja e presidentit të ri të vendit, mendohet të jetë në qendër të takimit mes Ramës dhe Metës. Ky takim vjen pas një ftesë publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takur në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndërkohë shtypi ka shkruar sot për një takim të fshehtë të Ramës me Metën në Gjirin e Lalzit, ku sërish në qendër të bisedimeve mes tyre ka qenë zgjedhja e kreut të ri të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›