Mediu: Ligji për pronat me probleme. Krijon kolaps për kthimin e pronës

Ministri i mjedisit Fatmir Mediu ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për draftet mbi çështjen e pronës. Në fjalën e tij, Mediu ka theksuar se ligji krijon kolaps për kthimin e pronës tek pronari real.
“Me ligjin për titujt e pronësisë ka një seri problemesh dhe janë miliarda euro që shteti duhet t`u paguajë pronarëve. Ligji gjithashtu bllokon veprimet që aktualisht po kryhen nga Agjendisa e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Ne nuk mund të legjitimojmë abuzimet dhe paligjshmëritë me këtë ligj ” theksoi Mediu.
Ndërkohë komisioni i ligjeve ka marrë sot në shqyrtim projektligjet “Për kalimin në pronësi pa shpërblim te tokës bujqësore”, dhe “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore te krijimit të titujve të pronësisë mbi token bujqësore”.